Piro Lutaj “mpreh shpatën” dhe “pret kokat” e 25 përmbaruesve

Piro Lutaj “mpreh shpatën” dhe “pret kokat” e 25 përmbaruesve

179
0
Shares

Furtunë  shkarkimesh në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror nga drejtori Piro Lutaj.

Ai ka larguar nga detyra 25 përmbarues që nuk plotësojnë performancën për të qenë pjesë e këtij shërbimi.

“Abuzimi me detyrën dhe mungesa e formimit profesional dhe kualifikimeve të duhura”, raportohet se kanë qenë motivacionet e largimit.

Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

Përmbaruesit e shkarkuar janë njohur me këtë vendim të kreut të tyre ndërsa të shkarkuarit janë në të gjithë Shqipërinë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY