Furtunë shkarkimesh në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror nga drejtori Piro Lutaj.
Ai ka larguar nga detyra 25 përmbarues që nuk plotësojnë performancën për të qenë pjesë e këtij shërbimi.
“Abuzimi me detyrën dhe mungesa e formimit profesional dhe kualifikimeve të duhura”, raportohet se kanë qenë motivacionet e largimit.
Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë.
Përmbaruesit e shkarkuar janë njohur me këtë vendim të kreut të tyre ndërsa të shkarkuarit janë në të gjithë Shqipërinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/