VIDEO/ Foshnja e porsalindur nxirret e gjallë pas 8 orësh nga varri

VIDEO/ Foshnja e porsalindur nxirret e gjallë pas 8 orësh nga varri

210
0
Shares
1.3 Police dug the baby out. Image Policia Militar Canarana - FocusOn News.jpg

Një foshnje e varrosur e gjallë është shpëtuar për mrekulli nga policia në Brazil.

Foshnja qëndroi e varrosur për 8 orë.

Të afërmit e varrosën beben pasi kishin besuar që kishte vdekur gjatë lindjes.

Një video tronditëse tregon dy oficerë që gjynjëzohen mbi një gropë në tokë në errësirë dhe me lopatë largojnë dhenë’ nga trupi i foshnjes. Policia pret të gjejë një trup të vdekur por u trondit kur dëgjoi vogëlushen duke qarë.

Menjëherë filluan të gërmonin me duar dhe nxorrën fëmijën nga një gropë rreth 50 cm rreth orës 22:00 të martën.

Policët e nxorrën nga varri të mbuluar me baltë dhe kishte akoma në trup kordonin e kërthizës. Ata e dërguan në spital menjëherë për ti pastruar rrugët e frymëmarrjes.

Fëmija po merr gradualisht veten.

Policët u njoftuan për incidentin kur morën një telefonatë anonime që vdekja e një foshnje e porsalindur nuk ishte raportuar tek autoritet përkatëse.

Ata shkuan në shtëpinë e familjes në Canarana për të hetuar rastin.

Foshnja erdhi në jetë në mesditë nga një vajzë idiane, vetëm 15 vjeç. Nëna e re tha se ishte në banjë kur i filluan kontraktimet. Ajo pretendoi se vajza lindi shumë shpejt dhe ra mbi dyshemenë e banjës duke goditur kokën në dysheme.

Foshnja pësoi fraktura në kafkë që po trajtohet nga mjekët në spital.

Pasi foshnja ra në tokë nuk filloi të qante, ndaj gjyshja e 15-vjeçares mendoi se vogëlushja kishte vdekur.

Kutz Amin pretendoi se ndoqi zakonet fisnore dhe e mbështolli foshnjen me një leckë dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë.

Ajo raportoi se mbesa e saj nuk dha shenja jete para se të varrosej.

Amin i tregoi policëve varrin dhe ata zbuluan fëmijën gjallë.

Nëna adoleshente është marrë në pyetje nga policia dhe më pas u shtrua në spital me komplikacione pas lindjes.

Hetuesit arrestuan gjyshen për akuzat për vrasje në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY