LLOGARIDHËNIA/ Qytetarja: Jam me diplomë dhe papunë – Rama: Puno kameriere

LLOGARIDHËNIA/ Qytetarja: Jam me diplomë dhe papunë – Rama: Puno kameriere

236
0
Shares

Në kuadër të së ashtë-quajturës llogaridhënia publike, Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lushnje. Gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve, një vajzë e re u ankua te Kryeministri duke i thënë se ka mbaruar një fakultet dhe ende nuk ka mundur të gjejë një punë në profilin për të cilin ka studiuar.

Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë Rama i tha se ky është një fenomen global. Rama tha ka edhe në Londër, Paris, apo qytetet të tjera të zhvilluara, ku “nëse shkon, do gjesh kamarierë me diplomë”.

“Nëse do shikoni mesataret e raportit mesatare – punësim në vendet e BE, do shikoni që raportet janë komplet befasuese”, tha Rama, i cili e këshilloi vajzën që edhe nëse nuk arrinte gjente një vend punë në profilin ku kishte studiuar, të mos refuzonte një alternativë tjetër.

“Normalisht vjen pas disa ditësh, dikujt mund ti vijë menjëherë, ok. Në parim e kam. Çdo punë të mëson”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY