“Më parë puna, pastaj qejfi!” – Por gjërat kanë ndryshuar

“Më parë puna, pastaj qejfi!” – Por gjërat kanë ndryshuar

115
0
Shares

Secili nga ne ka dëgjuar në fëmijërinë e vet të thuhet nga familjarët: “Në fillim puna, pastaj qejfi!”

Nëse parimi është i drejtë dhe shërben për t’u mësuar fëmijëve ndjenjën e përgjegjësisë, fakti që i japim përparësi nevojave të të tjerëve para asaj që dëshirojmë vet, ‘i jep krahë’ krijimit të stresit, shkruan tgcom.it

Ja disa arsye që tregojnë se, të paktën në disa raste, i duhet dhënë përparësi kënaqësive tona në vend të detyrave që na takojnë:

Aktivitete krijuese: Nëse duhet të realizojmë një detyrë krijuese si krijimi letrar, një vepër grafike, apo një prezantim të thjeshtë, mendja duhet të jetë e qetë dhe e kthjellët.

Nëse fjalët nuk rrjedhin, idetë bllokohen dhe nuk mund të bësh përpara me punën. Këshillohet që të pezullosh për momentin gjithçka dhe të bësh një shëtitje, të lexosh ndonjë faqe të një libri të bukur, apo të bësh një aktivitet të këndshëm për një periudhë të shkurtër kohe.

Rezultati do të jetë i kënaqshëm dhe ‘sa hap e mbyll sytë’ do mund të rikuperosh kohën e humbur me zbavitje.

Çfarë thotë shkenca

Një studmi amerikan ka observuar dy grupe njerëzish të cilët argëtoheshin respektivisht, para dhe pas një provimi.

Mes dy grupeve nuk kishte asnjë ndryshim në nivel kënaqësie, edhe pse pritej që grupi i dytë të ishte i relaksuar që e kishte ‘hequr qafe’ provimin.

Në përfundim të studimit, ekspertët arritën në konkluzionin që, në secilin rast, punohet më mirë kur gjendesh në kushte të mira emocionale dhe pagese.

Ndaj, edhe në këtë rast, duket e udhës t’i japësh përparësi kënaqësisë para detyrës.

Objektivi ‘Mirëqënie’

‘Çelësi’ i parë për të përballuar sa më mirë impenjimet tona duket se është mirëqënia emocionale apo të kemi nivel të ulët të stresit.

Për ta arritur një gjë të tillë, nuk duhet të ndihemi në faj: të pozicionohemi në kufijtë e të mundshmes dhe arsyes.

Kush e shtyn gjithnjë për më vonë momentin për t’ju dedikuar dëshirave, rrezikon mes të tjerash, të mos e arrijë kurrë atë moment.

Ndaj, nëse lista e aktiviteteve të nevojshme zgjatet gjithnjë e më shumë, është e nevojshme të bëni një pushim, të paktën një herë në sa kohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY