VIDEO/ “Rrugorët” punë edhe për fundjavë, “pilotë”me 200 km/h dhe shoferë “të...

VIDEO/ “Rrugorët” punë edhe për fundjavë, “pilotë”me 200 km/h dhe shoferë “të bërë tap” “bëhen esëll” në birucë

97
0
Shares

Policia rrugore e Tiranës  ka dalë në aksion edhe për këtë fundjavë nëpër akset rrugore.

Duke apeluar për një fundjavë/argëtim por jo abuzim me rregullat e qarkullimit, “Rrugorët” e Tiranës bëjnë të ditur se është ndaluar me 200 km/h, një 29-vjeçar nga Durrësi.

“Papërgjegjshmëri në drejtim të automjetit.

Nuk i ndalon policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, jetën e tij e të përdoruesve të rrugës, por kapet pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit.

– Një drejtues mjeti i përgjegjshëm të ndihmon të festosh dhe një ditë tjetër.

– Shpejtësia të nxit, por të vret”, apelon Policia Rrugore.

Po ashtu, objekt i punës në të gjitha rrugët e Tiranës, ka qenë edhe kontrolli me drager nga Policia Rrugore e Tiranës.

Për pasojë, në rrugën “Sulejman Delvina” u verifikua se shtetasi me iniciale E. D., vjeç 36 drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit në masën 0.91 mg/l

“Drejtues mjetet kujtohuni gjithmonë – alkooli shkon ne stomak, por turbullon kokën dhe një mjet drejtohet me koke!”, adreson apelin tjetër Policia Rrugore e Tiranës.

VID-20180609-WA0000

Ne te gjitha rruget e Tiranes vijojne kontroller me drager nga Policia Rrigore e Tiranes.Ne rrugen "Sulejman Delvina" u verifikua se shtetasi me iniciale E.D vjec 36 drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.91 mg/lDrejtues mjetet kujtohuni gjithmone – alkooli shkon ne stomak, por turbollon koken dhe nje mjet drejtohet me koke !"

Publiée par Policia e Shtetit sur vendredi 8 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY