INTERVISTA/ Fituesi i tenderit të anuluar të vendburimeve naftës: Do të hedh...

INTERVISTA/ Fituesi i tenderit të anuluar të vendburimeve naftës: Do të hedh në gjyq Shqipërinë, Austria mund të vendosë veton për integrimin në BE

160
0
Shares

Në një intervistë ekskluzive për “Të Paekspozuarit”, zv. Drejtori i Jurimex, Stanislav Badinski, kompania austriake të cilës iu hoq koncesioni vitin e kaluar për 3 vendburimet e naftës Cakran, Gorisht dhe Amonicë,  deklaron se do të hedh Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi kompania e tij është eleminuar padrejtësisht.

Badinski shprehet gjithashtu, se ka vënë në dijeni edhe shtetin e Austrisë, duke paralajmëruar se Shqipëria mund të rrezikojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Më tej, zyrtari i lartë i Jurimex, shtoi më tej se Shqipëria po humbet imazhin përballë investitorëve të huaj.

Më poshtë, intervista e plotë e Zv. Drejtorit të Jurimex…

Kemi ndjekur zhvillimet e fundit në sektorin e naftës në Shqipëri dhe zbuluam dy tenderë për të njëjtën licencë nafte, konkretisht për fushat naftëmbajtëse Cakran-Mollaj (“Ca-Mo”) dhe Gorisht-Kocul (“Go-Ko”), të zhvilluar një në vitin 2017 dhe një në 2018. A mund të na tregoni diçka për këtë? A mund të na tregoni më shumë për kompaninë tuaj?

Jurimex është një kompani austriake me pothuajse 50 vjet histori suksesi. Kompania jonë është e specializuar në zhvillimin e biznesit, tregti mallrash e shërbimesh dhe shërbime këshillimore. Kemi zhvilluar biznese të ndryshme në tregje dhe sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin e naftës dhe gazit ku kemi zhvilluar, menaxhuar dhe përfunduar me sukses një mori projektesh të mëdha në Austri, Hungari, Itali, Turqi etj. Për shembull, ishim një nga të parët që investuan në sektorin naftë-gaz të vendeve ish sovjetike pas viteve ’90. Me mbështetjen financiare të bankave austriake, përpunuam mbi 20 milionë tonë naftë bruto në rafinerinë e Naftanit në Bjellorusi. Gjithashtu ndihmuam rafinerinë në planifikimin, financimin dhe zbatimin e një programi modernizimi me një investim total prej 1 miliard dollarësh. Si rezultat rafineria u bë një nga më të mirat në Unionin e ish Republikave sovjetike.

Pra, ndryshe nga mbajtësit e tjerë të licencave në Shqipëri që janë kompani off- shore me strukturë aksionerësh jo transparentë, kompania juaj është e regjistruar në BE me aksionerë plotësisht transparentë. Cila ishte oferta juaj për fushat Ca-Mo dhe Go-Ko?

Kur vizituam fushat, kuptuam se ato ishin në një gjendje të tmerrshme me infrastrukturë të rënduar dhe dëmtime të rënda mjedisore. Ekspertët tanë vlerësuan fushat dhe përpiluan një program të sofistikuar dhe profesional zhvillimi për të dy fushat, të cilat iu dorëzuan Albpetrolit së bashku me aplikimin. Në propozimin tonë ne u angazhuam të investojmë të paktën 6.5 milionë dollarë gjatë dy viteve të para. Fondet do të shpenzoheshin në rritjen e prodhimit dhe rinovimin e infrastrukturës. Planifikuam të zhvillojmë një model rezervuari 3D, një instrument i azhurnuar për zhvillimin e fushave të naftës, i cili në dijeninë tonë, deri më tani nuk është prodhuar për asnjë fushë tjetër naftëmbajtëse shqiptare. Bazuar në model, gjeologët dhe inxhinierët tanë të prodhimit do të zhvillonin një program zhvillimi afatgjatë me investime të mëtejshme. Ne vlerësuam se investimi i përgjithshëm i nevojshëm në fusha ishte mbi 80 milionë dollarë, të cilat planifikuam t’i investonim.

Mësuam se fituesi i tenderit të vitit 2018 për të njëjtën fushë nafte është kompania Transoil Group (TOG). Sipas burimeve tona, TOG ka ofruar një investim minimal prej 4 milionë dollarësh gjatë dy viteve të para. Gjithashtu edhe kompani të tjera pjesëmarrëse në tender që ishin shumë më të forta se TOG si financiarisht edhe teknikisht, nuk fituan gjë. Pra, në të vërtetë, Albpetrol refuzoi ofertën më të lartë të Jurimex-it m 2017-ën dhe kreu shpenzime shtesë për të sajuar një tender të ri vetëm për të pranuar një ofertë më të ulët. Kjo duket haptazi e parregullt dhe kriteret që Albpetrol përdori për të marrë vendimin nuk ishin thjesht ekonomike, ashtu sikurse motivi i saj nuk ka qenë aspak përfitimi i popullit shqiptar. Kur sheh licencat ekzistuese, të gjitha operacionet e tyre janë me humbje dhe buxheti i shtetit shqiptar nuk ka përfituar asnjë taksë deri më tani. A mund të komentoni për këtë?

Nuk kemi ndonjë të dhënë të detajuar mbi procesin e tenderit të ri, por vetëm çfarë na ka informuar këshilltari ynë ligjor. Por mendimi ynë është se ngjarjet lidhur me ktë tender ja vlen të hetohen më thellë, për të hedhur dritë mbi cfarë ka ndodhur. Për sa kohë nuk kemi informacione mbi operacionet e liçencë-mbajtësve të tjerë, nuk mund të komentojmë dot mbi çështjet e tyre metaksat, por unë mund t’ju them se sipas vlerësimeve tona, ne do t’i paguanim qeverisë shqiptare 50 milionë dollarë në përqindje prodhimi dhe 80 milionë dollarë në tatim mbi fitimin gjatë kohëzgjatjes së licencës.

Le ta përmbledhim: Albpetrol ka anuluar negociatat me një kompani të BE-së që ofron kushte shumë më të mira vetëm për t’i dhënë  licencën një kompanie offshore me një ofertë më të keqe dhe një kompani që tashmë ka rrënuar fushën naftëmbajtëse të Visokës. Si e vlerësojnë këshilltarët tuaj ligjorë mënyrën se si kompania juaj është trajtuar nga Albpetrol?

Këshilltarët tanë ligjorë janë të qartë se duke ndërprerë negociatat Albpetrol ka shkelur qartë të drejtat tona. Një sjellje e tillë është e paimagjinueshme në Bashkimin Evropian, të cilit Shqipëria po përpiqet t’i bashkohet. Gjithashtu autoritetet austriake dhe Ambasadori dhe Përfaqësuesi Tregtisë së Austrisë në Shqipëri janë habitur nga veprimet e Albpetrol. Ne u këshilluam nga përfaqësuesit tanë ligjorë, të ndërmarrim veprime ligjore dhe e ndoqëm këtë çështje në gjykatat shqiptare dhe në prokurori; dhe do të ndërmarrim të njëjtat masa edhe në gjykatat ndërkombëtare.

Shqipëria ka nevojë urgjente për investime të huaja për të zhvilluar ekonominë dhe infrastrukturën e saj. A mendoni se një trajtim i tillë i investitorëve evropianë, si në rastin tuaj, do të dëmtojë imazhin e  vendit tonë dhe do të ndalojë një numër të madh investitorësh ndërkombëtarë që të vijnë në Shqipëri?

Jemi të bindur se qeveria shqiptare e di mirë se si të përmirësojë imazhin e Shqipërisë dhe se si të tërheqë investitorët ndërkombëtarë strategjikë në vend dhe në lidhje me këtë nuk ka nevojë për këshillën tonë. TPZ.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY