ZBULOHET E-MAIL-i/ Rusët marrin 3 vendburimet e naftës në Shqipëri

ZBULOHET E-MAIL-i/ Rusët marrin 3 vendburimet e naftës në Shqipëri

584
0
Shares

Vitin e kaluar shtetit shqiptar anuloi tenderin me tre vendburime sepse kompania që fitoi u akuzua për lidhje me rusët. Por kompania që ka fituar tenderin këtë vit rezulton gjithashtu e lidhur me rusët.

Emisioni “Të Paekspozuarit” në Top Channel publikoi një email që kompania Transoil Group shkëmben me Gasprom. Kjo që shihni këtu është një notë verbale, e shkruar nga Shefqet Dizdari, administrator i Transoil Group, si dhe njëherësh pronar i disa pikave exchange në Tiranë. Letra i është dërguar Zv. Drejtorit Ekzekutiv të Gazpromit rus, Vladislav Baryshnikov. Mes rreshtave të kësaj letre shkruhet se Administratori i Transoil Group ishte i kënaqur nga takimi që kishte zhvilluar në Shën Petersburg me Zv. Drejtorin e Gazpromit, ndërsa kishin biseduar për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit.

“TransoilGroup nuk e ka fshehur kurrë interesin dhe qëllimin për të krijuar një marrëdhënie biznesi të hapur, të qëndrueshme dhe transperente me Gasprom ose bashkëpunëtorët tuaj si “Naftna Idustrija Srbje” në Novi Sad, me të cilën ne kemi nënshkruar një marrëveshje”, shkruhet në mail.

Nëse do të zbatohej i njëjti standard, atëherë qeveria shqiptare duhet të ndërpriste marrëveshjen me Transoil Group për lidhjet me Gazpromin rus, njësoj siç bëri me Jurimex Kommerz. TPZ.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY