E kthyen banesën në një fermë kanabisi ,vlera arrinte deri në 350...

E kthyen banesën në një fermë kanabisi ,vlera arrinte deri në 350 mijë Euro

127
0
Shares

Policia greke ka zbuluar një impiant të plotë të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe ka arrestuar dy shtetas të huaj. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për arsye hetimi, por dyshohet se janë dy shtetas shqiptarë.

Impianti funksiononte që prej dy vjetësh në një banesë përdhese në zonën Kalithea  të Athinës.

U sekuestruan 470 fidanë kanabisi me gjatësi normale, që kultivoheshin me metodën e serës. Policia thotë se vlera monetare që do të përfitonin pas kryerjes së gjithë ciklit, është më shumë se 350.000 euro.

Gjithashtu u sekuestruan 12,6 kg kanabis i papërpunuar.

Policia ka sekuestruar po ashtu në cilësinë e provës, 49 gramë vaj kërpi, gjithë pajisjet e nevojshme për funksionimin e fidanishtes, peshore elektronike precizioni, një shumë parash prej 1.420 euro si dhe 8 telefona celularë..//o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY