Berat, arratisen 12 emigrantët nga Bangladeshi, ja kush denoncon dhe jep alarmin

Berat, arratisen 12 emigrantët nga Bangladeshi, ja kush denoncon dhe jep alarmin

137
0
Shares

Foto Ilustruese

Pronari i një kompanie private në Berat, ka kallëzuar në komisariatin e policisë 12 shtetas nga Bangladeshi, të cilët sipas tij kanë prishur kontratën në mënyrë të njëanshme dhe janë larguar pa asnjë njoftim.
Sipas njoftimit të komisariatit të Policisë Berat, shtetasi Lumir Muhamet Osoja, i datëlindjes 03. 06. 1963, banues në Berat, me arsim të lartë, pronar i firmës fasone “Ama-dres”, se sipas kontratë me kompaninë “Texas Gluf Global Company”, për punëtorë nga shteti i Bangladeshit, më datë 08. 05. 2017, ora 07.00, ka konstatuar largimin nga vendi i punës dhe i banesës të shtetasve Md Anamul MD Lala Miah Islam, MD Bulbul Rahmoth Ahmed Rahmoth, Md Foyzul Hazi Islam, MD Mamunur Abdur i Rohim Rashid, Md Szzdur Faruk Rahmani, Mohammed Juel Ahmed Sojol, Saidul Avdul Khalique Islam, Syed Murshed Mustak Ahmed, MD Iqbal Sorkum Ali Hussain, Rayhan Khushid Ahmed, Tarek Abrumeah Ahmed dhe Tajul Ilias Islami, me banim në Bangladesh.
Ndërkohë që policia po vijon kërkimin për kapjen dhe sqarimin e rrethanave që detyruan këta shtetas të braktisin vendin e punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY