RRËFIMI & MARRËVESHJA / Mikel Shallari: Si dhe pse u ekzekutua Artan...

RRËFIMI & MARRËVESHJA / Mikel Shallari: Si dhe pse u ekzekutua Artan Cuku

281
0
Shares

Kryekomisar Artan Cuku u vra për shkak të detyrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur të gjithë dinamikën, kush ishte ekzekutori, ndërmjetësi dhe porositësi i këtij krimi të rëndë që tronditi Tiranën më 8 prill 2017.

Ora News publikon akt marrëveshjen që u pranua sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda me të cilën Mikel Shallari, ekzekutori i krimit dënohet me 10 vite burg pasi pranoi të bashkëpunonte për të treguar se kush ishte porositësi dhe ndërmjetësi.

Aktmarrëveshja e firmosur mes të pandehurit, Mikel Shallari, prokurorit të çështjes Henrik Ligori dhe avokates Edlira Naqellari mban datën 27 prill 2017

Vrasja per shkak të detyrës

Mikel Shallari vrau kryekomisarin Artan Cuku pasi iu premtua se do të merrte 20 mije euro, si dhe do e ndihmonin të largohej drejt Gjermanisë. “Mikel Shallari është ekzekutori material i krimit të vrasjes së viktimës Artan Cuku. Krimi është porositur dhe kryer në bashkëpunim me të pandehurit, Bledar Jambelli, dhe Kristaq Leci. Mikel Shallari nuk ka pasur njohje me viktimën, ndaj e vetmja mundësi është shpegimi i tij se krimi është porositur kundrejt pagesës dhe përfitimeve të tjera, nga Jambelli dhe Leci, për shkak të ndalimit të Bledar Jambellit dhe mbajtjes në Paraburgim nga 7 dhjetori 2012 deri më 7 qershor 2014. Fakt për të cilin ai ngarkonte me përgjegjësi viktimën. Pra krimi lidhet me detyrën që kryente viktima si drejtor i Drejtorisë së Policisë së Vlorës në ato vite.” shkruhet në akt marrëveshjen e përbërë nga 9 faqe.

Hakmarrja pas tre viteve

Në këtë akt marrëveshje shpjegohet edhe motivi pse Bledar Jambelli porositi vrasjen e ish drejtorit të policisë së Vlorës : “Nga i pandehuri Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci, Mikel Shallari mësoi se viktima e pati arrestuar të pandehurin Jambelli, si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Ky fakt provohet se ka ndodhur në kohën kur viktima kryente detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.  Jambelli arrestimin e tij e quante të padrejtë të nxitur nga persona të tjerë. Ky ishte motivi që ai kishte vendosur ta vriste viktimën Artan Cuku, duke u shprehur me fjalë fyese për të. Ky shpjegim i të pandehurit mbështetet nga provat dokumentare” 

Vrasja e Artan Cukut u krye më 8 prillin e vitit 2017, në derën e pallatit ku banonte kryekomisari në rrugën e “Kosovarëve” në kryeqytet.

Mikel Shallari është djali i dajës i Gerti Kajos, i njohur dhe si Kristaq Leci

I madhi që porositi vrasjen

Mikel Shallari para prokurorëve ka pranuar se për kryerjen e vrasjes i ishin premtuar 20 mijë euro nga personi i interesuar të cilin e pat njohur me ndërmjetësimin e djalit të dajës së tij, Kristaq Leci.  Ky i fundit e konsideronte urdhëruesin, si person të rëndësishëm dhe e quante “‘i madhi” ose “shefi”. Ky person u identifikua më pas prej tij si Bledar Jambelli. Përveç çmimit të mësipër të krimit, organizatori dhe ndërmjetësi i premtuan të pandehurit se do ta ndihmonin të sistemohej në Gjermani, atje ku banonin ata. Ndonëse fillimisht hezitoi i pandehuri pranoi ta kryente krimin duke qenë se ndodhej në vështirësi financiare.

“Kishte një të dashur me të cilën bashkëjetonte në një shtëpi me qera, nuk kishte punë stabël për të siguruar të ardhura dhe për herë ishte në borxhe dhe në vështirësi ekonomike. Ai u josh nga premtimet e bashkëtë pandehurve për të siguruar një jetë më të mirë. Ai pranon se nuk e  njihte viktimën Artan Cuku, dhe se ia pat treguar porositësi i krimit duke shkarkuar një foto të tij nga interneti dhe duke i bërë të ditur automjetet me të cilën lëvizte viktima, dhe vendin ku ai parkonte para se të hynte në banesë” shkruhet në faqen nr 4-5 të akt marrëveshjes.

Plani i vrasjes u thur per 10 dite

Plani i vrasjes u thur nga mesi i dhjetëditësisht të tretë të marsit dhe fillimi i prillit 2017; me porosi të organizatorit Bledar Jambelli, i pandehuri, me ndihmën e Kristaq Lecit vëzhguan territorin rreth banesës së viktimës dhe e ruajtën pr të gjetur rastin e volitshëm.

Nga data 26- 28 mars Mikel Shallari ka marrë me qera një makinë tip Golf për të vëzhguar viktimën.

Nga data 28 mars- 4 prill 2017 ka marrë me qera një Fiat Evo të zi, sipas porosisë së të pandehurve Jambelli dhe Leci.

Më 7 prill makina Fiat iu fik pranë pallatit ku po banonte viktima, pikërisht në momentin kur Shallari po largohej me Kristaq Leci pas tentativës së dështuar për të vrarë Artan Cukun.

Si deshtoi tentativa e vrasjes nje dite para ekzekutimit

Një tentativë u synua të kryhej pasditen e datës 7 prill 2017, ku rolin e ekzekutorit e pati marrë përsipër Kristaqi. I veshur me të njëjtat rroba që të nesërmen i veshi Mikel Shallari. Të dy u pozicionuan tek hapësira me bar, përbri parkimit, përballë godinës së universitetit “Marin Barleti” ku mbanin të fshehura deh armët. E identifikuan viktimën i cili u ul tek një kafe aty pranë, i pandehuri Leci me armët në brez e ndoqi nga pas por nuk e kreu aktin nga frika e identifikimit. Për shkak të lëvizjeve të shumta të njerëzve në atë orë.

Shallari merr persiper vrasjen

“I pandehuri Shallari shpjegoi si ata vëzhgoheshin nga organizatori Jambelli i cili i nxiti të qëllonin. Në mbrëmje vonë të tre të pandehurit u takuan tek një lokal kur organizatoir me tone fyese shprehu pakënaqësi ndaj tyre dhe i nxiti që krimin ta kryenin të nesërmen. I vënë përballë presionit, dhe i detyruar për shkak të faktit se kishte pranuar para nga Jambelli, i pandehuri mori përsipër ta kryente vetë ekzekutimin. I pandehuri ishte orientuar, ndërkohë, që të ndërronte numrat e telefonit një herë në dy ditë. Ai komunikonte vetëm me të pandehurin Leci, ndërsa me Jambellin nuk ka komunikuar asnjëherë. Nuk i dinte as numrat telefonikë që Jambelli përdorte” vijon dëshmia në akt marrëveshje.

Vrasja prane ashensorit dhe perleshja mes Artan Cukut dhe ekzekutorit

“Ditën e ngjarjes, 8 prill 2017 ndërsa viktima po kthehej në banesë, i pandehuri Shallari po e priste para pallatit. Në vendngjarje ai shoqërohej nga Kristaq Leci, i cili e priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte në distancë me anë të sms-ve.

Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një minimarket, pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua tek shkallët në pjesën e brendshme të hyrjes. Me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh. Viktima mbijetoi dhe tentoi të hynte në ashensor por i pandehuri iu vu pas dhe e qëlloi edhe aty. Më pas provohet se viktima doli nga ashensori duke tentuar të përleshej fizikisht me autorin, por i pandehuri e qëlloi përsëri duke i dhënë goditjen fatale në pjesën e kokës. 

Takimi me Jambellin pas vrasjes dhe largimi ne Greqi

Pas krimit i pandehuri u largua sipas intinerarit të paramenduar. Tek sheshi Wilson prenotoi një taksi e cila e çoi pranë Astirit në Unazën e Re” ku e kishin lënë të takoheshin me bashkëautorët Jambelli dhe Leci.  Në vendtakim u paraqit vetëm Kristaq Leci ndërsa Jambelli nuk u paraqit. Pasi e pritën për më shumë se një orë, i pandehuri i telefonoi shokut të tij Xhenildo Gogo, duke i kërkuar të flinte atë natë në apartamentin e tij në Paskuqan, Tiranë, ku banonte me shokët e tij.

Megjithëse Gogo refuzoi se nuk kishte vend të mjaftueshëm, Shallari dhe Leci atë natë shkuan të flinin në apartamentin e tij. Po atë natë Shallari theu telefonat e tij dhe të Lecit, si dhe zhduku kartat sim të vendosura në ta. Të nesërmen në mëngjes u ndanë nga njëri tjetri dhe u takuan pasdite, kur Kristaq Leci e kërkoi përmes motrës së tij, R. SH. Në takim ishte edhe organizatori Bledar Jambelli i cili i dha 2 mijë euro si shpërblim për krimin e tyre. Shallari mësoi se po atë pasdite të pandehurit Jambelli dhe Leci do të largoheshin në Greqi.

“Ndonëse bashkëtëpandehurit Jambelli dhe Leci kanë bërë kujdes që të mos lënë gjurmë në sistemin e regjistrimit të shtetasve, në hyrje dhe në dalje të kufirit RSH, (TIMS) duke kaluar jashtë pikave të kontrollit kufitar, si dhe një sërë provash me dëshmitarë provohej se ditët kur përgatitej krimi ata ndodheshin në Tiranë” 

Nga 20 mije euro mori vetem 3 mije euro

Bledar Jambelli i premtoi 20 mijë  por nga akt marrëveshja kuptohet se Shallari nuk e ka marrë të gjithë shumën nga organizatori. E gjithë shuma që ai mori shkon deri tek 3 mijë euro.

 Ku shkuan armët?

Fillimisht armët e krimit i fshehu përkohësisht pranë “Astirit”, më pas Shallari i mori dhe transportoi në Kuçovë.

Gjatë shpjegimeve, Shallari ka treguar se pas kryerjes së krimit të dyja armët e përdorura prej tij i fshehu në një vend pranë Unazës së re në Tiranë. Të nesërmen ua dorëzoi ato organizatorëve të krimit.  “Ky pohim i tij rezultoi pjesërisht i vërtetë vetëm për faktin e fshehjes paraprake të armëve, por jo për faktin se ia pati dorëzuar organizatorit.”

Rreth orës 23:00 të 12 qershor 2017 përmes oficerit të rojes i pandehuri kërkoi përsëri të kontaktonte me hetues

“Në takimin që u krye të nesërmen, 13 qershor 2017, Shallari pohoi se lidhur me vendndodhjen e armëve, pati gënjyer dhe shpjegoi se i pati fshehur në rrethinat e Kuçovës, duke i paketuar dhe groposur në një vend tek shtrati i lumit Devoll” shkruhet në akt marrëveshje.

Në praninë e Shallarit, pas kqyrjes së vendit u gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta, një e markës Glock dhe një Zastava, të dyja me krehër pa fishekë. Silenciatorin e njërës prej armëve e pati hedhur në disa ferra. Me gjithë kërkimet nuk u mund të gjindet silenciatori. Pas akt ekspertizës u provua se armët e sekuestruara ishin armët e përdorura nga i pandehuri gjatë ekzekutimit të krimit të vrasjes së Artan Cukut.

Disa Detaje 

Më 10 qershor 2017 urdhërohet ndalimi i Mikel Shallarit

Më 13 qershor 2017 u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për Mikel Shallarin.

Fillimisht mohoi përfshirjen e tij në krim.

Më 12 qershor 2017 Mikel Shallari shpreh vullnetin të bashkëpunojë me drejtësinë dhe nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorin.

Një ditë më parë gjatë pyetjes së tij dha deklarime të hodhësishme lidhur me krimin e kryer prej tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në rolin e organizatorit dhe të shtytësit të cilët i identifikoi si Bledar Jambelli (alias Rikardo Muho) dhe Gerti Kajo Kristaq Leci) ky i fundit djali i dajës i të pandehurit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY