FOTO/ Durrës, protestë te landfilli, banorët me maska: Kështu nuk jetohet…

FOTO/ Durrës, protestë te landfilli, banorët me maska: Kështu nuk jetohet…

98
0
Shares

Në Ditën e Mjedisit aktivitetet u përqëndruan në protestën qytetare dhe ndërgjegjësimin e autoriteteve vendore dhe qendrore, si dhe të komunitetit mbi nivelin e lartë të ndotjes nga mostrajtimi i mbetjeve urbane.

Në landfillin e Porto Romanos, banorë dhe të rinj të Partisë Agrare Ambientaliste reaguan ndaj gjendjes së mbetjeve urbane.

“Kështu nuk jetohet”, shprehet një banor i zonës.

Ndërsa Gentjan Gaba, përfaqësues i PAA, u shpreh: “Edhe pse mediat e kanë vendosur në fokus këtë gjendje, nuk po bëhet asgjë. Do të ishte mirë që bashkia të bëjë publike se çfarë do të bëjë me këtë vendgrumbullim”.

Kur autoriteti nuk shkon te problemi, problemi shkon te autoriteti. Përmes posterave dhe fotove, një ekspozitë e çelur në ambientet e Bashkisë Durrës ka sjellë në vëmendje realitetin e mbetjeve urbane, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët dhe Bashkinë.

Prof.Dr. Magdalena Cara tha se, “Mos i vini zjarrin mbeturinave në kazanë. Një mesazh dhe për Bashkinë e Durrësit: çdo pasdite digjen mbeturinat dhe nga këto gaze që çlirohen e janë kanerogjene jemi të ekspozuar që të gjithë, fëmijë e të rritur”.

Të rinjtë promovuan dhe përdorimin e aplikacionit Trash Out, që konsiston në raportimin e zonave të nxehta mjedisore në vende të ndryshme të globit me qëllim ndërgjegjësimin e autoriteteve përgjegjëse për pastrimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY