“Në ndërtim dhe turizëm po pastrohen para, krimi mban në këmbë qeverinë”

“Në ndërtim dhe turizëm po pastrohen para, krimi mban në këmbë qeverinë”

179
0
Shares

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku ka deklaruar sot se shifrat e fundit në ekonomi dhe raporti i DASH po tregojnë se në sektorin e ndërtimit dhe turizmit po pastrohen para.

Tabaku theksoi sot në komision se në sektorin e ndërtimit dhe turizmit po ndodh një situatë e çuditshme investimesh, e cila nuk po justifikohet as nga Banka e Shqipërisë, as nga INSTAT dhe as nga shifrat e publikuara nga të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare.

“Citoj raportin e DASH e cila thotë se, qeveria duhet të konsiderojë këmbanë alarmi që sektorë si ndërtimi dhe turizmi janë duke pastruar paratë”, tha zonja Tabaku.

Deputetja demokrate duke analizuar shkaktarët e rënies së vlerës së euros theksoi se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për këtë çështje dhe të zgjidhë urgjent situatën. Duke dokumentuar këtë mospërputhje të investimeve në ndërtim dhe të ardhurave të shqiptarëve, zonja Tabaku vuri në dukje se rënia e vlerës së euros në Shqipëri, është një shqetësim real, për qytetarët të cilët janë të parët që preken drejtpërdrejt nga ky zhvlerësim. Duke iu referuar ekonomisë së Shqipërisë, zonja Tabaku iu drejtua mazhorancës në Komision me pyetjen, se përse 5 mijë e 800 biznese janë mbyllur vetëm 5 muajt e parë të vitit. “Përgjigjia e këtyre pyetjeve është paraja e drogës, si garancia e vetme e qeverisë për të mbajtur në këmbë krimin”, tha deputetja e PD Jorida Tabaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY