MARRËVESHJA/ Vrau ish-Drejtorin e Policisë, ja dënimi për bashkëpunëtorin e drejtësisë Mikel...

MARRËVESHJA/ Vrau ish-Drejtorin e Policisë, ja dënimi për bashkëpunëtorin e drejtësisë Mikel Shallari

280
0
Shares

Në seancën e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë ndaj të akuzuarit për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, prokuroria ka paraqitur një akt-marrëveshje. Në aktin e marrëveshjes, prokurori  Henrik Ligori ka rënë dakord në Mikel Shallari të dënohet me 10 vite burg.

Shallari ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ka treguar porositësit e krimit të rëndë.

Marrëveshja është bërë me pëlqimin e Shallarit dhe avokatit të trashgimtarëve të Cukut. Shallari ka pranuar se vrasja është kryer në bashkëpunim me Bledar Jambelli dhe Gerti Shajon. Mikel Shallari vrau në prill të vitit 2017 ish-komisarin Artan Cuku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY