Gjykata e Tiranës “e ndan mendjen”: Falsifikimin e vetëdeklarimit të Elvis Rroshit,...

Gjykata e Tiranës “e ndan mendjen”: Falsifikimin e vetëdeklarimit të Elvis Rroshit, do ta gjykojmë ne

117
0
Shares

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.

Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut.

Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuzë e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por, nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.

Për këtë arsye, gjykata i kërkoi prokurorisë që të specifikonte nëse Roshi e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit në Kavajë apo në Tiranë. Sipas verifikimeve të prokurorisë rezultoi se Elvis Roshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë vepra penale e falsifikimit është konsumuar në Tiranë, duke bërë kompetente Gjykatën e Tiranës.

Por, edhe pas sqarimit të këtij momenti, avokati mbrojtës i Roshit kërkoi një tjetër shtyrje, pasi pretendoi se duhet të njihet me aktet në tërësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY