Nga ushqimi i mire, ngrohja e shtepise e deri tek pushimet dhe...

Nga ushqimi i mire, ngrohja e shtepise e deri tek pushimet dhe blerja e rrobave, lista e gjate e gjërave që shqiptarët nuk i përballojnë dot sipas sondazhit të KE-së

158
0
Shares

Nga mundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushimet dhe deri tek blerja e rrobave të reja, është një listë e gjatë e gjërave që ne shqiptarët nuk mund të përballojmë dot. Në listën e gjatë të pyetjeve për gjërat që munden apo nuk munden të përballojnë në sondazhin e zhvilluar nga Komisionit Europian me vendet e BE-ë dhe të Balllkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson të gjitha pyetjet me përqindjen më të lartë të mos-përballimit të gjerave.

Shqiptarët kanë numrin më të lartë të pikëve për gjërat që iu mungojnë, apo nuk kanë mundësi t’i përballojnë. Me 3.8 pikë, vendi ynë është shumë më lart sesa mesatarja europiane prej 1.1. Pas Shqipërisë renditen Greqia dhe Maqedonia. Vendet e Europës perëndimore kanë një indeks më të vogël se 1 si Suedia, Gjermania, Danimarka apo Luksemburgu, ndryshe nga vende si Shqipëria, Greqia, Maqedonia. Pyetjet që u janë bërë të anketurave për të arritur në këtë përfundim janë:

-A keni mundësi të mbani shtëpinë tuaj mjaftueshëm ngrohtë;

-Të paguash për pushime vjetore një javë larg shtëpisë (duke mos ndenjur me të afërmit);

-Të zëvendësosh mobiliet e vjetëruara;

-Të hash mish, pulë, peshk, çdo dy ditë nëse do të dëshironit;

-Të blesh veshje të reja, në vend të atyre të përdorura;

– Të ftosh miqtë ose familjen për një pije, ose për të ngrënë, të paktën njëherë në muaj.

Shqiptarët nuk mund të përballojnë që të mbajnë shtëpitë ngrohtë mjaftueshëm. Rreth 40% e të anketuarve thanë se nuk mund të ngrohin mjaftueshëm shtëpitë, përqindja më e lartë në të gjithë Europën. Të dytët renditen grekët, të cilët 33% deklaruan se nuk e përballonin dot ngrohjen e shtëpisë, duke u ndjekur nga turqit me 30%. Mesatarja në vendet e Bashkimit Europian e individëve që janë përgjigjur se nuk mund të përballojnë ngrohjen e shtëpisë ishte vetëm 9%. Europa Perëndimore dhe Veriore ka shënuar përqindjet më të ulëta, me më pak se 5% e të anketuarve që kanë deklaruar se nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë.

Pyetjes nëse kanë mundësi që të zëvendësojnë mobiliet apo pajisjet e vjetërsuara të shtëpisë, 85% e shqiptarëve i janë përgjigjur “JO”. Në vendet e Bashkimit Europian, mesatarja e këtij treguesi është 30%, të cilët nuk kanë mundësi që të përballojnë ndërrimin e mobileve të vjetra të shtëpisë .

Rreth 59% janë përgjigjur se nuk mund të përballojnë të hanë një herë në dy ditë të hanë një vakt që përmban mish, mish pule apo peshk. Krahasuar me vendet kandidate, pas Shqipërisë renditet Turqia, ku 39% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk mund të përballojnë që çdo dy ditë të konsumojnë një vakt me mish apo peshk. Në Maqedoni 30% e të anketuarve nuk e përballonin dot, pasuar nga Mali i Zi me 25% dhe Serbia me 19%. Në Bashkimin Europian, mesatarja e personave që u përgjigjën që nuk mund të përballonin një vakt me mish çdo dy ditë ishte 8%.

E lartë është edhe përqindja e personave që kanë deklaruar se nuk mund të përballojnë një javë pushime në vit. Rreth 83% e të pyeturve shqiptarë thanë se nuk mund të përballonin, përqindje shumë e lartë krahasuar edhe me vendet e tjera kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimit Europian. Mesatarja europiane për këtë indikator të sektorit të Standardit të Jetesës është 33%.

Edhe për sa i përket veshjeve, 62% e të anketuarve u shprehën se nuk mund të përballojnë veshje të reja, ndërkohë që vendet kandidate si Turqia, Mali I Zi, Serbia apo Maqedonia varionin nga 30-40%. Në Europë ky indikator është vetëm 15%. Vendet me përqindjen më të ulët të pyeturve e ka Finlanda dhe Luksemburgu.

47% e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë mundësi që t’ju ofrojnë miqve apo familjarëve një darkë të paktën njëherë në muaj. Edhe për këtë indikator kemi përqindjen më të lartë në Europë. Në vendet kandidate ky tregues luhatet nga 24% në Malin e Zi, në 26% në Turqi, 27 në Maqedoni dhe 29% në Serbi. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, përqindjen më të lartë e ka Greqia me 39%, dhe më e ulët në Suedi.

Rreth anketës

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhura rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista./monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY