Kryemadhi/”Xhafaj ka përgjegjësi morale për të vëllain, jo ligjore”

Kryemadhi/”Xhafaj ka përgjegjësi morale për të vëllain, jo ligjore”

118
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pse mban përgjegjësi ligjore për të vëllain e tij.

Tare: Keni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, Edi Rama kryeministër, çdo të bëni tani?

Kryemadhi: Unë nuk mendoj që problemi është zt.Xhafaj që është ministër i Brendshëm, apo Rama që politikisht është kryeministër i rënë. Sot nëse do të duash të trokasësh në zyrën e një ministrie nuk do të marrësh një shërbim. Kemi një shkarkisje të shumë ministrive. Ashtu siç dëgjuam para disa ditësh listën e 200 firmave të ndërtimit që nuk kanë legalizuar pallatet, pastaj u ndryshua lista. Ajo çka mendoj se historia nuk është thjesht tek zt.Xhafaj, pasi nuk është një element i më vetëm. Këtu beteja nuk është thjesht për zt.Xhafaj, pasi nuk ka pse mban përgjegjësi për vëllain e tij, por këtu beteja është nëse kjo klasë politike, që shqiptarët e votojnë a janë në shërbim të tyre. A do të kenë një jetë më të mirë apo jo?! Unë mendoj që zt.Rama e di shumë mirë që është në një moment të vështirë dhe po përpiqet të krijojë inskenime. Po bën të njëjtën skemë të vitit 2000 kur tentonte të bëhej kryetar bashkie. E mbani mend sopatën në dorë apo dalja e Robert çemçakizit. Një herë e një kohë kishte veshjet estravagante. Sot ka të gjithë punonjësit të rrethuar.

Tare: Kur thatë që zt.Xhafaj nuk ka arsye të mbajë përgjegjësi për të vëllain, ju thoni nuk ka arsye të të dorëhiqet?

Kryemadhi: Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Nëse do të vepronte ligji antimafia, pastaj është këndvështrim. Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe jo ligjore. Çështja është pastaj se sa vëllai i zt.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij. Drejtësia ka argumentet e vet të dyshimit. Nuk dua as ta mbroj dhe as ta sulmoj. Unë mendoj se situata ku gjendet politika shqiptare, policia e shtetit, e gjithë skema është përgjegjësi e zt.Rama që instaloi këtë lloj papërgjegjshmërie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY