Ndalohen të shesin në plazhin e Shëngjinit ,tregtarët ambulantë i kërkojnë “llogari”...

Ndalohen të shesin në plazhin e Shëngjinit ,tregtarët ambulantë i kërkojnë “llogari” kryetarit të bashkisë Lezhë

203
0
Shares

Sezoni i verës shihet si një mundësi e artë për tregtarët ambulantë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në plazhin e Shëngjinit.

Por këtë vit ata nuk janë lejuar nga policia bashkiake dhe kjo ka qenë arsyeja që protestuan para bashkisë së Lezhës.

“Nuk na japin të drejtën me shit, sa dalim me shit atje vjen polici bashkiak”.

“Nuk dua si të tjerët pa rregulla, kam qenë këtu para 5 viteve me rregulla. Dua të jem me rregulla dhe jo të më thotë mua, je jabanxhi”.

Tensionimi i situatës në dyert e bashkisë ka detyruar kryetarin Fran Frrokaj që të sqarojë qytetarët.

Ai u premtoi se brenda kësaj jave ata do të pajisen me leje dhe do të fillojnë punë normalisht.

Fran Frrokaj: Keni për të dalë kur t’ju them unë. Jo tek gurët. Do të dilni në shëtitore në momentin që do tu them unë zyrtarisht. Por ka një gjë, nëse për 5 minuta është dikush këtu nuk merrem më me ju. Tregohuni serioz dhe mos hajdeni kështu si në geto.

Por duket se tregtarët që vinë nga qytetet e tjera do ta kenë të vështiorë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shëngjin.

E tillë është historia e një ambulanteje që shkon në Shëngjin nga Tirana, të cilës kreu i bashkisë i ka treguar derën, duke thënë që për të duhet të përgjigjet kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Fran Frrokaj: Unë jam kryetari i bashkisë së Lezhës. Jabanxhi quhen të gjithë ata që nuk janë nga Lezha.

Tregtarja: Ku do hamë ne?

Fran Frrokaj: Nga je ti?

Tregtarja: Nga Tirana.

Fran Frrokaj: Nga Tirana, tek Lali Eri.

Gjatë sezonit të verës, dhjetra tregtarë ambulantë që nuk jetojnë në Shëngjin i drejtohen bregdetit për të ushtruar aktivitetin e tyre, nga ku presin të kenë fitime./Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY