Siguria në plazhe ,reagon Vasili/”Shqiptarët mbyten nëpër plazhe, ndërsa kryeministri gënjen”

Siguria në plazhe ,reagon Vasili/”Shqiptarët mbyten nëpër plazhe, ndërsa kryeministri gënjen”

124
0
Shares

Të gjithë e kemi venë re që plazhet shqiptare kanë mungesë të theksuar të rojeve bregdetare dhe si pasojë ka shumë persona të mbytur.

Lidhur me këtë çështje, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar një gënjeshtra kryeministrin Rama.

Sipas tij shqiptarët mbyten nëpër plazhe, ndërsa kryeministri gënjen.

POSTIMI I VASILIT:

Shqiptaret mbyten neper plazhe kryeministri genjen e genjen pa u lodhur.

Nuk kam nder mend te humb kohen komentoj nje genjeshtar te semure si kryeministri i ketij yne lidhur me mbytjen e dhjetra shqiptareve ne plazhet e Shqiperise edhe sot ku mbytjet vazhdojne.Premtonte ky qe kete vit 2018 do behej mrekullia,por perseri shqiptaret mbyten.

Lexoni vete ç’ka thene nje vit me pare ne 2017 ne shtator kryeministri ne takim me gazetaret:

Pyetja:Padyshim, por fakti që s’ka pasur roje bregdetare ka qenë një konstatim.

Kryeministri Edi Rama: Dakord. Por nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojës bregdetare. Kjo është ajo që po them. Pastaj kjo është histori më vete. Administrimi i bregdetit është histori më vete që besoj që do ta vendosim në tjetër standard vitin e ardhshëm. Një nga qëllimet është që të kemi një ndryshim rrënjësor për vitin e ardhshëm për të gjithë aspektin e turizmit dhe besoj se kemi një plan shumë të mirë që do ia dalim plotësisht.

Pyetja:Bashkitë e reja janë ankuar për mungesë fondesh për rojet bregdetare.

Kryeministri Edi Rama: Nuk është një fushë që mund ta mbulojnë bashkitë kjo. Bashkitë kanë të drejtë që ankohen, por nuk është një fushë që mund ta mbulojnë bashkitë. Kjo është një fushë që do ta marrë në kontroll qeveria dhe duhet të bashkëpunojë me bashkitë për elementë të caktuar, por nuk mund ta mbajnë dot bashkitë. Kështu që, edhe kjo kërkon një ndryshim. Mandati i parë ka shërbyer në shumë aspekte si një burim i madh eksperience dhe dijesh. Tani një sërë gjërash janë shumë të qarta se si do bëhen.”

Keto thoshte kryeministri pa u skuqur fare.Kush vazhdon degjon kete genjeshtar thjesht genjen veten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY