Peleshi pranon: Qumështi ka aflatoksinë po faji është i lopës

Peleshi pranon: Qumështi ka aflatoksinë po faji është i lopës

156
0
Shares

I painformuar, i papërgjeshëm dhe krejt qesharak ministri ynë i Bujqësisë thotë se problemi i qumeshtit me aflatoksinë nuk është i njeriut po i lopës.

“Ishte mbi normë dhe sado të kalojë për ne ndizet sinjali i kuq alerti dhe bëhet kontrolli dhe kompania monitorohet në mënyrë më të shpeshtë. Të dyja kompanitë janë kontrolluar përsëri dhe përgjigjet zyrtare kanë dalë brenda normës. Aflatoksina siç e kam shpjeguar edhe më parë, nuk shfaqet….po u shfaq njëherë pastaj do ta kesh gjithmonë! Jo! Varet çfarë ka kosnumuar lopa atë ditë.” – me këtë deklaratë tronditese ministrit i Bujqësisë jo vetëm që ka vërtetuar më së miri investigimin e bërë nga gazetarja por edhe  ka rritur me tej mosbesimin e popullatës në drejtim të përdorimit të prodhimit vendas.

Sipas tij normat e bërë nga ministria kanë dalë 8 herë më poshtë sesa niveli i lejuar në SHBA.  Por analizat e bërë nga  emisioni investigativ BOOM janë bërë në ISUV, që njeh standardin europian dhe jo atë amerikan.

Cfarë thotë ministri:

Peleshi: Normat tuaja të cilat dolën pak mbi nivelin tonë të lejuar ishin 8 herë më poshtë sesa niveli i lejuar i SHBA…

Gazetarja: Por më të larta se BE dhe normat e vendosura dhe në legjislacionin tonë.

Peleshi: Ishte mbi normë dhe sado të kalojë për ne ndizet sinjali i kuq alerti dhe bëhet kontrolli dhe kompania monitorohet në mënyrë më të shpeshtë. Të dyja kompanitë janë kontrolluar përsëri dhe përgjigjet zyrtare kanë dalë brenda normës. Aflatoksina siç e kam shpjeguar edhe më parë, nuk shfaqet….po u shfaq njëherë pastaj do ta kesh gjithmonë! Jo! Varet çfarë ka kosnumuar lopa atë ditë. Ajo që keni konstatuar ju është një çedim i një momenti që është korrigjuar të nesërmen. Do vazhdojmë të bëjmë këtë që kemi filluar. Kontroll pa kompromis. Kemi mbyllur 11 fabrika të përpunimit të qumshtit. Do fillojmë një kontroll nga i cili nuk shpëton dot asnjë fabrikë sepse do të jetë një kontroll i nënprodukteve të qumshtit në raftet e supermarketeve. Fabrikat e mëdha janë tjetër histori, kanë një standard, kanë investuar për të blerë aparate për matjen e aflatoksinën. Kur kemi kapje nga kontrolli i inspektorëve tanë jo vetëm penalizojmë prodhuesin, por çojmë në prokurori sepse siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY