YLLI MANJANI/ Rama kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi...

YLLI MANJANI/ Rama kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi – Nuk ja kishim borxh këtë damkë anti-Perëndim!

151
0
Shares

Rilindja tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.

Me Agronin (Geronin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!

Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!

Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”…!

Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.

Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!

Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim!

Po që edhe për këto pisllëqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”…

Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale!

Një ditë do ti vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit…

Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim!

Duhet vënë damka te Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo te Shqiptarët!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY