Arrestohet pronari shqiptar i restorantit në Itali, 2 kg drogë dhe 60...

Arrestohet pronari shqiptar i restorantit në Itali, 2 kg drogë dhe 60 mijë euro nën dyshek

131
0
Shares

Një sasi prej gati dy kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane, duke çuar në pranga një 33 vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike u gjet në banesën e shqiptarit në rrugën Spalato, në Macerata.

Bashkë me lëndën narkotike, në shtëpinë e tij u gjetën edhe 60 mijë euro para cash, me sa duket të ardhura nga shitja e drogës.

Identifikimi i shqiptarit, pronar i një restorant-piceri në Piediripa, erdhi pas raporteve të disa qytetarëve.

Ai u arrestua pranë barit “Nino”, ndërsa policia vazhdoi kontrollet në shtëpinë e tij duke gjetur drogën prej 1.7 kg dhe paratë të fshehura nën dyshek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY