EMRI/ Policia i sekuestron shqiptarit 58,000 dollarët e fshehur në trup, ai...

EMRI/ Policia i sekuestron shqiptarit 58,000 dollarët e fshehur në trup, ai e hedh në gjyq

178
0
Shares

Autoritetet doganore në SHBA i sekuestruan të gjitha kursimet e jetës një emigranti shqiptar në një aeroport Tetorin e shkuar dhe që prej asaj kohe asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij. Ngjarja, e cila u bë publike pas një padie federale të bërë nga 64-vjeçari kundër agjencisë ligjzbatuese në Ohio këtë javë, është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.

Rustem Kazazi, një oficer policie tashmë në pension jeton në Cleveland, sëbashku me familjen e tij. Ai po kthehej në Shqipëri për të bërë rregullime në shtëpinë këtu dhe kishte në plan për të blerë edhe një shtëpi për pushime, kur agjentët e doganës në aeroportin e Cleveland, në mënyrë të pashpjegueshme i sekuestruan atij 58 mijë dollarë kesh, që kishte me vete.

Kazazi deklaron se po udhëtonte me paratë kesh sepse dollari amerikan ka fuqi të madhe blerëse ndaj monedhës shqiptare dhe kjo e fundit që sipas tij, në vendin tonë është më pak e dëshiruar dhe paraqet probleme sigurie kur i tërheq në bankat shqiptare.

Autoritetet doganore ia sekuestruan paratë duke shfrytëzuar një proces të njohur si konfiskimi i aseteve civile, që i jep mundësinë shtetit që t’i marrë asetet një individi pa e akuzuar për ndonjë krim dhe që është kaq e përdorur në SHBA sa në 2017-n, qeveria federale grumbulloi plot 2 miliard dollarë.

“Në Amerikë ke të drejtë të udhëtosh me para kesh, edhe nëse po bën një fluturim ndërkombëtar”, shpjegon Wersley Hottot, avokati i cili përfaqëson Kazazin në padinë e ngritur ndaj autoriteteve amerikane.

Në një deklaratë për mediat, avokati tha më tej se “pavarësisht kësaj, rasti në fjalë tregon për një situatë ku autoritetet ligjzbatuese shohin dikë me para të ligjshme kesh dhe marrin me mend se duhet të kenë bërë medoemos diçka kriminale dhe për këtë arsye i marrin paratë. Është shqetësuese sa pak respekt tregojnë agjentët federalë ndaj të drejtave civile të shtetasve amerikanë”.

Sipas ligjit federal, autoritetet duhet të nisin një procedurë të konfiskimit civil brenda 90 ditëve pas njoftimit të bërë nga Kazazi për asetet e konfiskuara, për të provuar se këto të fundit vijnë nga një aktivitetet kriminal.

Por ky afat kaloi më 17 Prill dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë seancë dëgjimore. I vetmi kontakt që Kazazi ka pasur me agjentët ishte në formën e një njoftimi në të cilin thuhej se “të dhënat tregojnë se paratë ishin të përfshira në një operacion kontrabande/trafik droge/pastrim parash”, por pa cituar asnjë lloj prove që të tregojë këtë.

Në një deklaratë për Washington Post, një zëdhënës i autoriteteve doganore tha se “gjatë një kontrolli administrativ ndaj Kazazit dhe çantave të tij, agjentët zbuluan monedhë amerikane të paketuar dhe fshehura mirë. Kazazi bëri deklarata kontradiktore sa i përket parave dhe nuk kishte një burim të verifikueshëm të prejardhjes së tyre”.

Megjithatë këto pretendime janë hedhur poshtë nga avokati i shqiptarit, i cili tha se me deklarata të tilla, autoritetet po përpiqen që të justifikojnë të pajustifikueshmen.

Rustem Kazazi, një shtetas amerikan prej më shumë se një dekadë kishte me vete kursimet e të paktën 13 vjetëve dhe ëndrra e tij ishte që të ndihmonte familjen në Shqipëri. Që prej Tetorit ai as nuk është dënuar, e madje as nuk ka një akuzë ndaj tij për ndonjë krim, por nuk ka mundur të marrë asnjë qindarkë mbrapsht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY