Mori njoftim për largim nga puna ,punëtori hedh kamionin në humnere

Mori njoftim për largim nga puna ,punëtori hedh kamionin në humnere

202
0
Shares

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar pranë HEC-t në ndërtim në Moglicë, ku një kamion përfundoi 100 metra në greminë duke u dëmtuar plotësisht.

Policia lokale sqaron se Bledar Kastrioti, 28 vjeç, banues në Maliq, i cili u arrestua në flagrancë, e hodhi kamionin pasi kishte marrë njoftim për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes“, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY