Shqiptarët paguajnë shtrenjtë energjinë elektrike,reagon OSHEE

Shqiptarët paguajnë shtrenjtë energjinë elektrike,reagon OSHEE

115
0
Shares

Eurostat publikoi të dhënat në lidhje me çmimet e energjisë në vendet e Europës, ku përfshihen edhe të dhënat e vendeve kandidate dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas asaj që thotë Eurostat, Shqipëria renditet e dyta, pas Malit të Zi për çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon për konsumatorët familjarë.

Tek të dhënat e Eurostat, konsumatorët familjarë malazezë paguajnë 10 euro për 100 Këh, ndërsa shqiptarët janë të dytët duke paguar 8.56 euro për 100 Këh, ose me kursin aktual të këmbimit valutor, rreth 10 mijë e 800 lek të vjetra.

Shqipëria është i vetmi vend që Eurostat në statistikat e veta nuk publikon të dhëna për çmimin e energjisë elektrike për bizneset, duke e lënë bosh këtë kategori.

Por, OSHEE e kundërshton. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përllogaritja e Eurostat është e gabuar. OSHEE mesatarizon çmimin e energjisë elektrike mes konsumatorëve familjarë dhe biznesit dhe thotë se çmimi mesatar është 11 mijë e 400 lek të vjetra për 100 Këh.

Konsumatorët familjarë përbëjnë 55 për qind të energjisë së shitur nga OSHEE me çmimin 950 lek për 100 Këh.

“Në këto kushte, çmimi mestar i shitjes së energjisë për kategorinë familjarë është 7.1 euro për 100 Këh”, thotë OSHEE./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY