Zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino: Partitë politike po i bëjnë presion gjykatës

Zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino: Partitë politike po i bëjnë presion gjykatës

169
0
Shares

Ish-kandidati për president i Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka reaguar për përfshirjen e partive politike në procesin gjyqësor kundër FSHF-së.

Reagim nga Bashkim Fino.

Ashtu si pata premtuar, vazhdoj me seriozitet luftën kundër padrejtësive dhe manipulimeve në futboll.
Tashmë dihet që Asambleja Zgjedhore e FSHF nuk u regjistrua nga Gjykata, pasi Federata nuk siguronte dot ligjshmërinë e anëtarëve që votuan. Një vendim i marrë në përputhje të plotë me ligjin nga ana e gjyqtares Marinela Osmani Nuni.


Por, nuk e kisha menduar, që parti politike do interesoheshin dhe do tentonin të hynin në këtë proces drejtësie.
Sot, dua të denoncoj tentativat për të bërë presion, apo që të gjejnë një gjyqtar “kamikaz”, për të bërë shkelje të rëndë, e cila u leverdis xhepave të Armand Dukës dhe miqve të tij politikanë.


Pavarësisht se ishte vendim i formës së prerë, FSHF nuk e apeloi. Por, në mënyrë dhe arsye absurde, në gjykatë u kërkua përjashtimi nga çështja i gjyqtares Marinela Osmani Nuni nga ana e FSHF dhe pa asnjë argument ligjor, u pranua nga gjyqtarja tjetër Manjola Bejleri.
Pasi çështja u hodh sërish në short për tu regjistruar, i bie gjyqtarit Julian Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Apelit në FSHF. Ky gjyqtar, u detyrua të japë dorëheqjen, për një konflikt të pastër interesi.


Dua të denoncoj ndërhyrjen e eksponentëve të Partive politike, tek funksionarë të lartë të Gjykatës.
Kam dyshime të forta që ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro. Kryetarja e Gjykatës është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit.
Nga ana tjetër, kancelari i Gjykatës, Donald Xhelili, është një simpatizant i deklaruar i LSI dhe ka qenë një nga personat më pengues në procesin e vënies drejtësi në Gjykatë.


Mbi të gjitha, është e çuditshme se si vazhdon të jetë në këtë detyrë, pasi ONM e njollosi, si person me përvojë të pamjaftueshme dhe pasuri të pajustifikuar.
Sot, çështja është në duart e një tjetër Gjyqtari, tek e cila kam besim dhe shpresoj se ligji do jetë më i rëndësishëm, se sa ndërhyrjet partiake të eksponentëve që janë në Gjykatë.


Për këdo që mendon se Gjykata është vend për ndere, manipulime apo qoka, jam i lumtur që të gjithë do i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Bashkim Fino”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY