Blendi Fevziu ikën nga Klan…?! – Kryeredaktorja e “Opinion”: Kuriozët të presin...

Blendi Fevziu ikën nga Klan…?! – Kryeredaktorja e “Opinion”: Kuriozët të presin edhe pak…

624
0
Shares

Prej dy ditësh në mediat online, po flitet për një divorc të mundshëm të Blendi Fevziut me Aleksandër Frangajt, pronar i Tv Klan.

Ka pasur lajme sipas të cilave Blendi Fevziu do ta transferojë emisinin e tij “Opinion” te rivali kryesor i televizionit aktual ku shfaqet, Top Channel.

Gjithsesi vetë Fevziu nuk folur ende për gjithë këtë tollovi lajmesh.

Por sot në faqen e vet në Facebook ka reaguar kryeredaktorja e emisionit të tij, gazetarja Desada Metaj. Kjo e fundit i shton e shton edhe më shumë mjegullën për atë që po ndodh mes Blendi Fevziut dhe Aleksandër Frangajt.

Sipas gazetares Metaj, kuriozët, “duhet të presin edhe pak për vendimin” dhe se logoja ku shfaqet “Opinion”, nuk ka kurrfarë rëndësie.

Statusi i plotë i Desada Metaj

Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”. Personalisht, si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY