DETAJE/ Shtyhet seanca kundër Llallës, ja kur do të merret vendimi

DETAJE/ Shtyhet seanca kundër Llallës, ja kur do të merret vendimi

162
0
Shares

KPA, do të marrë si provë  urdhër largimin nga Prokuroria e Përgjithshme të Llallës në dhjetor të 2017.

Provë tjetër që do të merret është dhe dorëheqja e Llallës si prokuror në vitin 2008.

Ndërsa avokati Sokol Hazizaj, ka kërkuar 10 ditë kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, kërkesë që është pranuar nga trupi gjykues dhe seanca e radhës u vendos në 6 qershor në orën 13:00.

Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Komisioneri publik

Komisioneri Publik ka shpjeguar para gjyqtareve arsyet perse vettingu per Adriatik Llallen nuk mund te nderpritet.

 

Adriatik Llalla kur ishte prokuror ka dërguar në KPK dokumentet per rivleresimit kur ishte ne detyre. Kjo trupe ka nisur veprimet hetimore, nderkohe qe Llalla me 24.1.2018 i ka derguar leter KPK-së se nuk eshte me pjese e drejtesise, pas zgjedhjes se kryeprokurores se re. Ne pergjigje te shkreses se tij, KPK i kthen pergjigje llalles, duke e informuar se edhe pas perfundimit te mandatit ai ishte serish magjistrat. KPK i ka thene Llalles se vetingu nderpritet vetem kur jep doreheqjen nga sistemi.

Llalla me 12 shkurt dergon letren e doreheqjes te Presidenri i Republikes, ku shkruan se heq dore nga te qenit magjistrat. Me 16 shkurt KPK nderpret procesin e rivleresimit per Llallen pas doreheqjes se tij si magjistrat. Në rastin konkret, Llalla ka zgjedhur te mos i nenshtrohet vetingut. Por sipas nesh, KPK nuk mund ta nderpriste vetingun. Pasi Llalla ishte magjistrat edhe diten kur KPK ka vendosur te nderpresë vetingun. Sipas ligjit, statusi i magjistratit mbaron kur subjekti jep doreheqjen te Keshilli i Larte Gjyqesor ose keshillit te larte te prokurorisë. Ne kushtet kur keto dy institucione nuk jane ngritur akoma, ligji parashikon qe duhet ta kishte derguar doreheqjen te kld.

 

Avokati i Adriatik Llallës

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shprehur sot në Komisionin e Posaçëm të Apelimit se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vetingut për klientin e tij është i bazuar në ligj.

Duke folur në seancën ku është ankuar Komisioneri Publik, Sokol Hazizaj tha se mandatin Prokurori i Përgjithshëm e ka marrë në Kuvend dhe vetëm Kuvendi mund ta konstatojë mbarimin e mandatit të tij.

“Adriatik Llalles i mbaroi mandati ne dhjetor 2017 si kryeprokuror. Vendimi i KPK-së per nderprerjen e vetingut eshte i drejte, ligjor, normal, totalisht i bazuar ne ligj. Adriatik Llalla ka ardhur ne detyre me akt te Kuvendit dhe iken kur i mbaron mandati qe konstatohet prapë me akt te Kuvendit”, tha Avokati i Llallës.

Sipas tij “ish Prokurori i Përgjithshëm nuk ka pse te jape doreheqjen ne KLD. Doreheqja nuk mund te kufizohet me ligj. Kushtetuta ndaj nuk parashikon qe doreheqja te verifikohet nga ndonje organ tjetër, sepse doreheqja eshte e drejte natyrore. Si mund tja marresh dorëheqjen? Ështe humane, njerezore dhe natyrore. S’mund ta pengosh njeriun te jape doreheqjen se nuk kane ngritur organet. Keto organe nuk kane pse luajne rolin e organeve te tjera”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY