DETAJE & FOTO GALERI/ Itali, vogëlushi 5-vjeçar në shok tregon vrasjen e...

DETAJE & FOTO GALERI/ Itali, vogëlushi 5-vjeçar në shok tregon vrasjen e nënës shqiptare: Ishte babi, unë e pashë

171
0
Shares

“Po, ishte babai, unë e pashë”. Këto ishin fjalët e vogëlushit 5 vjeçar në spital, i cili në gjendje shoku tentonte të tregonte për mjekët e spitalit në Desio skenën e vrasjes së nënës së tij nga i ati.

Fjoralba Nonaj, 33 vjeçe me origjinë shqiptare, u vra të mërkurën nga bashkëshorti i saj maroken në mes të ditës me një thikë kuzhine.

Gjithçka ndodhi rreth orës 16:00 brenda automjetit ‘Chevrolet’ me ngjyrë të zezë, ku ndodheshin të tre, gruaja, burri dhe fëmija.

Pas debateve të shumta mes tyre, ai nxorri thikën dhe e qëlloi disa herë rresht Fjoralbën.

Pas ngjarjes, ai u largua në këmbë dhe u vetëdorëzua në stacionin e policisë me duart e përgjakuara, ku rrëfeu krimin që kishte kryer.

Ndërsa për Fjoralba Nonaj, tashmë nuk kishte mbetur për të bërë asgjë.

Ajo kishte marrë plagë të shumta nga goditjet me thikë në brinjë, bark, qafë dhe në shpinë.

Kur ambulanca mbërriti në vendnngjarje, pasi ishte thirrur nga disa kalimtarë, Fjoralba kishte humbur vetëdijen. Zemra e saj kishte ndaluar tashmë rrahjet.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë atë në sy të djalit të vogël i tmerruar nga ngjarja që mbahej në krahë nga fqinja 49-vjeçare.

E njëjta grua, u kujdes për fëmijën edhe në spitalin në Desio.

Më pas mbërriti edhe tezja, të cilës i është besuar fëmija me vendim të Gjykatës për të mitur dhe shërbimi social.

Fëmija u qetësua disi pa ditur që nëna e tij kishte vdekur.

Pasi i dhanë ndihmën e parë në vendnngjarje, Fjoralba u transportua në spital ku mjekët shpallën zyrtarisht vdekjen e saj.

33-vjeçarja, Fjoralba Nonaj, e cila punonte si pastruese ishte martuar me një djalë maroken. Një martesë që pesë vjet më parë kishte sjellë edhe një fëmijë.

Por për njëfarë kohe marrëdhëniet mes të dyve nuk kanë funksionuar.

Sipas disa të njohurve, marokeni në të kaluarën e kishte kërcënuar disa herë gruan e tij derisa Fjoralba vendosi disa muaj më parë që të ndahet.

Ai ishte larguar në shtëpinë e disa miqve të tij, ndërsa ajo në anën tjetër mbeti me djalin e saj të vogël.

Të dy i ndante një distancë e shkurtër, derisa 35-vjeçari maroken e zbrazi të gjithë zemërimin e tij pasditen e së mërkurës.

Ai u takua me ish-gruan e tij për të folur për të ardhmen e tyre, ndoshta me bindjen se Fjoralba mund të bënte pas.

Por në atë takim, marokeni shkoi bashkë një thikë kuzhine në xhepin e tij.

Në pak çaste diskutimi degjeneroi në agresionin vdekjeprurës.

35 vjeçari e ka goditur në mënyrë të përsëritur gruan në sy të fëmijës, duke e lënë atë të vdekur në sediljen e “Chevroletit” ngjyrë të zezë të parkuar para një porte në rrugën Romagnosi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY