A e dini kush janë ushqimet që nuk ju shëndoshin kurrë?

A e dini kush janë ushqimet që nuk ju shëndoshin kurrë?

362
0
Shares
Nëse ju jeni të fiksuar pas mbajtjes së vetes në formë, ka ende disa ushqime që mund t’i hani pa u kufizuar. Ata janë të pasur me fibra, ndërkohë që kanë shumë pak kalori, juve ju ngopin dhe gjithashtu nuk rrezikoni të shtoni në peshë.

“Bright Side”, ka përpiluar një listë të produkteve të tilla. Megjithatë, ju gjithmonë duhet të jeni të sigurt që dieta juaj është e balancuar me shumëllojshmëri ushqimesh.

Kokoshkat

Nëse ju i gatuani kokoshkat pa gjalpë dhe sheqer, mund t’i hani pa frikë. Shtoni vetëm pak kripë për shije dhe mjafton. Në këtë mënyrë, një tas me kokoshka përmban vetëm 31 kalori. Praj ju shuani urinë dhe njëkohësisht merrni kaq pak kalori.

Selinoja

Selinoja në 95% të saj është e përbërë nga uji. Ajo ju ndihmon që të humbni peshë dhe të detoksifikoni trupin tuaj, falë efektit të saj diuretik.

Patëllxhanët

Një porcion me patëllxhanë të pjekur në skarë apo të pjekur pa vaj përmban vetëm 24 kalori. Kështu që ju mund ta shijoni këtë perime të shijshme pa u kufizuar aspak.

Portokalli, grapefruit dhe mandarina

Një sasi e madhe frutash nuk është e rekomanduar që të konsumohet, nëse dëshironi që të humbni në peshë, por agrumet bëjnë përjashtim në këtë rast. Ato janë të pasura me substanca si fibra, flavonoidet dhe vitamine C. Agrumet ju ngopin juve, ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe pastrojnë mëlçinë, lëkurën dhe ju bëjnë më të shëndetshëm.

Pjepri dhe shalqiri

Me 60-70 kalori për fetë, ju mund t’i hani këto dy fruta gjatë gjithë ditës. Ata ndihmojnë në nxjerrjen e lëngut të tepërt nga trupi dhe ju ngopin.

Algat

Algat si laminaria, janë burimi më i mirë për të marrë jod. Ato ju ndihmojnë që tiroidet të funksionojnë normalisht, i mbajnë hormonetnë nivelet normale dhe ju pengojnë të shtoni peshë.

Kungulli i njomë

Një racion me kunguj të njomë përmban rreth 42 kalori. Ai normalizon raportin tuaj kripë-ujë në organizëm, përmirëson funksionimin e zorrëve dhe gjithashtu mund të përdoret për të ulur prodhimin e energjisë.

Kastraveci

Një perime e domosdoshme për të gjithë ata që duan të humbin peshë: ndihmon që të luftojë ënjtjen.

Panxhari

Panxhari është një burime ushqyes, si mangani. Ai ndihmon që të digjni dhjamin, forcon muskujt tuaj dhe rregullon sheqerin në gjak. Një racion mesatar ka vetëm 40 kalori.

Vezët

Ju mund t’i hani ato në çdo moment të ditës., madje edhe natën pas pasur frikë se do të fitoni peshë. Sigurisht që vezët e ziera janë më të mira se të skuqurat.

Ananasi

Ky frutë i shijshëm është miku më i mirë që ju të humbni peshë.  Brimelaina, një lloj enzima që ka veti anti-inflamatore dhe lufton ënjtjen gjendet me shumicë tek ananasi. Gjithashtu brimelaina shërben për të ndarë yndyrat dhe ndihmon metabolizmin.

Mollët dhe kumbullat

Një mollë përmban vetëm 50 kalori. Ajo ju bën juve që të ndiheni të ngopur dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Kumbullat janë të pasura me vitaminë C dhe kalium. Ato forcojnë zemrën dhe ruajnë enët e gjakut.

Sallata

Sallata është një burim i madh i acidit folik dhe ju mund ta hani atë me ton. Një gjethe sallate ka vetëm 3 kalori.

Rrushi pa fara, boronica dhe luleshtrydhja

Rrushi pa fara dhe  boronica janë të pasura me vitaminë C dhe shërbejnë për të larguar ujin e tepërt nga trupi. Luleshtrydhet janë gjithashtu shumë ushqyese dhe ju ndihmojnë për tretjen e ushqimit dhe sistemin tuaj kardiovaskular.

Lakra, brokoli dhe lulelakra

Këto perime janë aleatët tuaj me të mirë në luftën kundër peshës së tepër. Një racion lakër ka vetëm 7kalori. Natyrisht që ju nuk mund të hani vetëm lakër dhe lulelakër, por munda ta përfshini atë në menynë tuaj një herë në javë.

Nëse ju doni të qëndroni të dobët, është mirë që ta hani darkën 3-4 orë përpara se të flini. Kështu që nëse do të shkoni në krevat në orën 23:00, ju duhet të darkoni në orën 19:00. Nëse ju flini në mesnatë, hajeni darkën në orën 20:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY