VIDEO/ Fier, kryefamiljari vrau veten me armë, vëllai tregon bisedën e fundit

VIDEO/ Fier, kryefamiljari vrau veten me armë, vëllai tregon bisedën e fundit

377
0
Shares
Foto Ilustruese

Një kryefamiljar vrau veten me armë gjahu në fshatin Kallm i Vogël paraditen e sotme. Viktima u identifikua si Alush Kumanaku, 55-vjeç.

55-vjeçari, babai i tre femijëve e ka vrarë veten në dhomën e gjumit. Pasi ka sjellë bagëtitë e imëta në shtëpi, ka shkuar në dhomën e gjumit dhe është vetëqëlluar me armën e gjahut.

Sipas banorëve të fshatit nuk ka pasur probleme dhe nga gjendja ekonomike nuk ka qenë keq. Gjatë një viti i kanë vdekur i ati dhe e ëma. Nuk dihet të ketë pasur shqetësime të tjera.

Ka folur dhe vëllai i tij, Meti Kumanaku, i cili ka treguar dhe bisedën e fundit që ka bërë me viktimën.

“Sot ishte me dele prapa te toka, vajta dhe i thashë do i frysh delet? Jo më tha. Në këto muhabete sa ika nja 50 metra, ai iku i hoqi delet dhe erdhi në shtëpi.

Sa erdhi as 20 minuta më thërret një fqinj hajde, kur më thotë ai fqinji unë u habita.

Këtu s’kishte njeri, edhe gruaja a ishte aty a ishte te lopa, vajza e vogël ishte në shkollë. As kishte as borxhe as gjë prej gjëje, nuk dihet…”, shprehet i vëllai i tij për Faxnews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY