Vazhdojnë shkeljet e qarkullimit rrugor në Tiranë.Detajet

Vazhdojnë shkeljet e qarkullimit rrugor në Tiranë.Detajet

457
0
Shares

TIRANE

Edhe pse kontrollet dhe masat e Policisë Rrugore Tiranë vazhdojnë çdo ditë në rrugë të ndryshme, përsëri “shkelja e semaforit”, mbetet evidente dhe me shifra që tregojnë rrezikun që u kanoset këmbësorëve dhe vetë drejtuesve të automjeteve, në kryqëzimet dhe rrugëkalimet, që rregullohen me semafor.

Vetëm përgjatë 72 orëve të fundit në rrugët urbane të kryeqytetit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Gjithashtu janë evidentuar edhe shumë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidenti, si: mosperdorimi i kaskave mbrojtëse, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara si dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY