Presidenti Meta takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Celja e negociatave...

Presidenti Meta takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Celja e negociatave një nga prioritet kryesore

82
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Në një njoftim të zyrës së shtypit pranë Presidencës thuhet se:

-Presidenti Meta vlerësoi punën dhe angazhimin e OSBE për përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri.

Duke theksuar se i është dhënë përparësi absolute çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Presidenti mirëpriti faktin që edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka orientuar mbështetjen e saj në 5 fushat prioritare të zbatimit të reformave.

Kreu i Shtetit pohoi gjithashtu se Shqipëria, mbetet e angazhuar në promovimin e vlerave dhe parimeve të organizatës, dhe në këtë kontekst veçoi moton e kryesisë italiane “dialog, pronësi dhe përgjegjësi” si qasja e duhur ndaj sfidave të rëndësishme që kemi përpara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY