Task Forca e Policisë së Shtetit harton listën e zezë të ndërtimeve...

Task Forca e Policisë së Shtetit harton listën e zezë të ndërtimeve në bregdet

182
0
Shares

Një listë me ndërtesat problematike në bregdet është hartuar nga Task-Forca e Policisë së Shtetit, në çelje të sezonit turistik.

Nga burimet e policisë mësohet se prej pak ditësh, kjo njësi ka hartuar një data base me ndërtesat që ndodhen në vijën bregdetare, kryesisht në Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.

Më konkretisht bëhet fjalë për bare, restorante dhe hotele, të cilat kanë probleme pronësie dhe mund të bëhen shkak për konflikte përgjatë flukseve të pushuesve. Falsifikimi i dokumenteve, pastrimi i parave, mbivendosja, ndërtimi pa leje dhe përfitimi i pronës me anë të kanosjes janë disa nga veprat penale, me të cilat dyshohet se janë përfituar këto godina.

Këtu përfshihen edhe ato ndërtesa, pronarët e të cilave janë në procese gjyqësore. Të njëjtat burime saktësojnë se kjo listë i është përcjellë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ndërsa bilanci përfundimtar do të trajtohet edhe nga njësitë e Task-Forcës së Prokurorisë në rrethe.

Evidentimi i kësaj liste problematike është mundësuar nga inspektimi në terren, nga shqyrtimi i dokumentacionit nga sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Shtetit si dhe nga ankesat që kanë mbërritur në portalin “Shqipëria që duam”.

Edhe këto ndërtesa do të përfshihen në listën e pronave të paluajtshme në bredget, të cilat po verifikohen prej muajsh nga njësitë Task-Forcë të policisë dhe prokurorisë si dhe nga ATP-ja. Me përpilimin e këtyre të dhënave pritet që të nisin edhe hetimet konkrete nga prokuroria. Ora News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY