Krimet e Rënda kalojnë për gjykim dosjen, Shkëlqim Miri kërkon gjykim të...

Krimet e Rënda kalojnë për gjykim dosjen, Shkëlqim Miri kërkon gjykim të shkurtuar

118
0
Shares

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda nisi procesi i gjykimit për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkelqim Miri, i akuzuar për korrupsion. Gjykata kaloi për gjykim dosjen penale në ngarkim të Shkëlqim Mirit.

Në seancën paraprake, avokati i Mirit ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën gjykata do të shprehet kur të nisë shqyrtimin e dosjes në themel. I bashkëpandehur me gjyqtarin edhe Kujtim Miri, kushëriri i tij, i cili dyshohet se kishte rolin e sekserit për marrjen e parave.

Shkëlqim Miri është hetuar në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari u ndalua në 10 Nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që në banesën e tij, policia gjeti një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj.

Sipas organit të akuzës, gjyqtari Miri ka marrë para në këmbim të ndryshimit të akuzës për shtetasin Gentian Doda, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Doda ishte ekstraduar nga SHBA, pasi ishte në kërkim për një vrasje të dyfishtë në Burrel në 1997-n.

Përmes ndryshimit të kualifikimit të veprës penale, Doda ishte dënuar në Apel me 8 vjet burg nga 20 vjet që kishte kërkuar prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY