Shtohen të rinjtë që përdorin kanabis, ja ku e gjejnë me lehtësi

Shtohen të rinjtë që përdorin kanabis, ja ku e gjejnë me lehtësi

100
0
Shares


Adoleshentët që konsumojnë kanabis në vendin tonë po shtohen nga viti ne vit.
Instituti i Shëndetit Publik, në raportin e fundit vëren se të rinjtë e kanë më të lehtë ta gjejnë atë krahasuar me vitin 2011.

Përdoruesit e kanabisit në Shqipëri po njohin rritje. Shqetësimi ngrihet nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët ndër kosumatorët rendisin adoleshentët.
Të sigurosh kanabis në vend është më e lehtë se rreth gjashtë vite më parë. Arsye kryesore kjo me të cilën specialistët shpjegojnë rritjen e numrit të përdoruesve.
Rreth 21.2 % e 15 – 16 vjeçarëve ndajnë një mendim të tillë, sipas raportit të fundit të përdorimit të drogave nga 11.8% që ishin në vitin 2011.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 15.3% e adoleshentëve, kanë provuar një lloj droge.
Pas kanabisit renditet kokaina, 3.7% nxënësve të klasave të 9 dhe dhjeta treguan se e kanë provuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY