VIDEO/Mendohuni dy herë kur planifikoni pushimet,shikojeni cfarë ndosh në Ksamil

VIDEO/Mendohuni dy herë kur planifikoni pushimet,shikojeni cfarë ndosh në Ksamil

264
0
Shares

Pavarësisht ngjarjeve të shpeshta tragjike në sezonet e shkuara, duket se edhe këtë turistët që do frekuentojnë bregdetin shqiptar do u duhet të përballen me rrezikun e motorëve të ujit.

Këto pamje janë regjistruar në Ksamil, ku siç shihet vetëm disa metra nga bregu, para syve të pushuesve, një motor me dy persona bën ‘spektakël’ i pashqetësuar nga askush. Edhe pse pushuesit kanë ngritur shqetësime në lidhje me këtë problem dhe shpesh është trajtuar në kronikat televizive, masat kanë munguar.

Mjetet motorike të ujit lundrojnë me shpejtësi të madhe shumë pranë plazhit duke rrezikuar jetën e plazhistëve, fenomen që përsëritet çdo verë. Kujtojmë që vitin e kaluar një turiste ruse, 15-vjeçare humbi jetën në Ksamil pasi u godit nga helika e mjetit lundrues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY