Kryeredaktori i Rilindjes demokratike, Blendi Kasmi, në një intervistë ekskluzive të dhënë për Syri.net, ka treguar momentet që është qëlluar dhe gjakosur nga policia para Ministrisë së Brendshme.
Kasmi tha se ndodhej aty sëbashku me gazetarë të tjerë, për të ndjekur nga pranë protestën dhe për ta pasqyruar atë në median ku punon.
Ai tha se në një moment ai është shtyrë nga protestuesit dhe është gjendur para gardhit të policisë, të cilët e kanë qëlluar disa herë me shkop[a gome, dhe pasi është gjakosur ai është larguar dhe është dërguar menjëherë në spital ku edhe është mjekuar.
‘Unë në atë protestë isha si gazetar, nuk kisha shkuar për tu përleshur. Isha aty bashkë me kolegë gazetarë të tjerë dhe isha duke bërë foto. Në një moment jam shtyrë nga protestuesit nga pas dhe jam gjendur para gardhit të policisë. Fillimisht më kanë goditur dy herë në anën e majtë të kokës, dhe më pas më kanë qëlluar sërish dhe ku ,mbeta i gjakosur. Më pas më kanë marrë dhe më kanë sjellë në spital’, tha Kasmi.
Ndërkohë që kryeredaktori i RD ka dhe një mesazh për Ministrin Xhafaj.
‘Ai duhet të zbardhë sa më parë ngjarjen, të çojë para drejtësisë ata që kryen aktin, si dhe të kërkojë ndjesë publike’, u shpreh Kasmi.
/syri.net/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/