DYSHIMET/ Durrës, helmimi i 13 punonjëse të një fasonerie, ja shkaku

DYSHIMET/ Durrës, helmimi i 13 punonjëse të një fasonerie, ja shkaku

409
0
Shares

Në Shkozet të Durrësit, 13 punonjëse të një fasonerie kanë përfunduar në urgjencë. Njëra pas tjetrës gratë janë ndjerë keq duke kaluar në gjendje të fikti dhe shfaqur shenja helmimi. Ato ndodhen të shtruara në repartin e urgjencës, ku po trajtohen me serume dhe medikamente të tjera.

Njëra prej tyre, e cila ndodhej në gjendje më të rënduar shëndetësore është dërguar me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar. Të sëmurat tregojnë se nuk kishin konsumuar asgjë, dhe se gjithçka ndodhi parapritur teksa po punonin.

Në rrobaqepësi punojnë afro 120 gra. Por nga kjo gjendje është prekur vetëm një repart. Ende nuk dihen shkaqet, por mjekët dyshojnë se kanë të bëjnë me intosikacion nga gazi. Pavarësisht dyshimeve të para. ata mbeten në pritje të rezultatit të analizave.

Informacion paraprak i Policisë së Durrësit

Më datë 26. 05. 2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar për ndihmë mjekësore 13 (trembëdhjetë) punonjëse të një firme rrobaqepësi.

Shtetaset e mësipërme, në ambientet e punës kanë shfaqur shenja debulese (të fikti), të cilat ndodhen në spital  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Specialistët e Shëndetit Publik po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY