Edi Paloka:Ministri i Brendshëm i bëri karshillëk opozitës dhe shqiptarëve,ja pse duhet...

Edi Paloka:Ministri i Brendshëm i bëri karshillëk opozitës dhe shqiptarëve,ja pse duhet të ikë

137
0
Shares

Sfidës që Ministri Xhafaj i bëri kreut të demokratëve Lulzim Basha i është përgjigjur nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Në një deklaratë për mediat, Paloka thotë se Ministri i Brendshëm

Fatmir Xhafaj pati sot pafytyrësinë që t’u bëjë karshillik shqiptarëve dhe opozitës.

Paloka i ka kujtuar edhe njëherë faktet dhe arsyet pse sipas PD-së dhe opozitës, Fatmir Xhafaj duhet të lërë postin e Ministrit të Brendshëm.

Paloka: Ai duhet të ikë, sepse Kuksianët që protestuan për mbijetesën e familjeve të tyre nga grabitja e qeverisë i quajti pesona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kurse vëllain e tij trafikant ndërkombëtar droge dhe pjesëtar të një organizate kriminale të trafikut të drogës e quajti një të ri që ka bërë gabim.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse i vëllai i tij sot duhet të ishte i arrestuar dhe nën hetim dhe jo të ishte nisur në Itali.

Fatmir Xhafaj duhet të iki sepse vëllain e tij të dënuar nuk e dërgoi për shumë vite në Itali të bënte dënimin, por e zhduku brenda 24 orësh sa u zbulua se vazhdonte trafikun.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse pasuria e tij duhet të hetohet sipas Ligjit AntiMafia dhe kjo nuk mund të bëhet sa kohë ai është Ministër i Brendshëm, shefi i policëve që bëjnë h.etimin

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse ai vetë nuk e kalon dot vetingun që ju bën policëve vartësa të tij.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse Shqipëria ka njerëz pa lidhje me krimin që mund t’i shërbejnë më mirë.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse është e turpshme dhe e dëmshme për Shqipërinë që ai të jetë Ministër i Brendshëm kur Shqipërisë i është vënë kusht për të luftuar krimin, drogën dhe korrupsionin.

Fatmir Xhafaj shpreson akoma por fati i tij politik është vulosur: Fatmir Xhafaj do të largohet nga ministër dhe nga politika. Shqipëria duhet dhe do të ndahet nga njerëz si ai dhe shefi i tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY