Maks Velo: Na mungon demokracia që të them çfarë mendoj për Edi...

Maks Velo: Na mungon demokracia që të them çfarë mendoj për Edi Ramën

271
0
Shares

“Diktaturat krijojnë shoqëri bipolare; udhëheqës bipolar. Ne nuk e dimë çmendonte vërtet Mehmet Shehu”.

Maks Velo është shprehur kështu mbi bipolarizmin që krijojnë regjimet, i ftuar për të folur për librin “Përkthyesi”, botim i “Mapo Edition” me Alda Bardhylin e klubin e librit në UET.

I pyetur nga studentët mbi politikat kulturore të kryeministrit Rama, Velo iu referua bipolarizmit duke thënë se s’mund ti përgjigjej kësaj pyetjeje pasi s’jemi në demokraci të plotë.

Më tej ai tregoi fëmijërinë  në Paris kohën e burgut dhe përballjen me dosjen e spiunimit. Ai tregoi se kjo dosje do të vijë së shpejti në një libër nga Bardhyli.

Maks Velo mbetet një artist gjithnjë reflektues për pasojat që ka lënë diktatura në artin dhe qytetarinë shqiptare.

Pak kohë më parë, Maks Velo, ka bërë publike informaionin tronditës që ka zbuluar së fundi nga dosja e tij e Sigurimit, se cilët ishin miqtë që e kishin spiunuar.

Pikërisht, ato ngjarje dhe personazhe që e ngacmonin më shumë gjatë asaj periudhe i sjell me ribotimin e librit “Përkthyesi”. Letërsia e tij nuk zbulon vetëm përjetimet personale, por pasqyron edhe një realitet sa të përditshme aq edhe historik tashmë, Burgun e Spaçit.

Maks Velo ka qenë dhe është një autor me një ndjeshmëri të lartë qytetare. Krijimtaria e tij është shtrirë në shumë fusha arkitekturë, grafikë, eseistikë, publicistikë dhe letërsi. Me temat e burgut ai ka shkruar librat “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Historia e një copë guri” dhe “Kohë antishenjë”, një nga dëshmitë më të mira që Velo na ka lënë për raportet e artistit me diktaturën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY