EMRI/ Ekstradohet nga Anglia fieraku i dënuar për vrasje

EMRI/ Ekstradohet nga Anglia fieraku i dënuar për vrasje

247
0
Shares

Ekstradohet nga Anglia një 49-vjeçar i lindur në Fier. Ai është Shpëtim Bushaj i dënuar në Shqipëri me 20 vjet burg për vrasje.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme

Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Shpëtim Bushaj, vjeç 49, lindur në Fier.

Shtetasi Shpëtim Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim nr. 109, datë 14.03.2001, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 13.03.1998 rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, Fier shtetasi Shpëtim Bushaj ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri ( automatik) shtetasin G. M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY