Gunther Krichbaum: Është ende shumë herët për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Gunther Krichbaum: Është ende shumë herët për hapjen e negociatave me Shqipërinë

137
0
Shares

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum është shprehur sërish skeptik që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Në një prononcim për median gjermane “Welt”, Krichbaum foli për Shqipërinë dhe Maqedoni disa ditë para se të BE të votojë për hapjen ose jo të negociatave.

“Për momentin unë jam kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë. Është shumë herët për hapjen e negociatave. Megjithatë Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull atë të gjyqësorit, reformat duhet të zbatohen tërësisht. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që arrin në nivelet më të larta të qeverisë”, shprehet deputeti gjerman Gunther Krichbaum.

Edhe gjatë muajve të fundit, Krichbaum ka përsëritur vazhdimisht se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reformave të nisura, ndërsa negociatat me BE-në të hapen në një moment tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY