EMRAT/ Durrës, grabitja në Prokurori, arrestohen dy persona, ndalohet dhe roja

EMRAT/ Durrës, grabitja në Prokurori, arrestohen dy persona, ndalohet dhe roja

203
0
Shares

Pas Vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për këtë ngjarje të rendë të ndodhur në qytetin bregdetar.

Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i një prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike.

Të ndaluarit janë Artur Isa dhe Besnik Bushi të cilët janë të dyshuar për grabitjen në Prokurorinë e Durrësit.

Është caktuar masa e ndalimit edhe për rojën e objektit Nias Lena i cili ka qenë në shërbim gjatë kohës që grabitësit kanë mundur të hyjnë në zyrat e institucionit dhe të kryejnë vjedhjen e dokumenteve.

Ndalimi i dy personave është bërë pas hetimit të nisur nga prokuroria për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë burime nga prokuroria bëjnë të ditur se autorët e dyshuar janë duke u marrë në pyetje.

Grabitësit kanë hyrë me forcë gjatë natës se kaluar në Prokurorinë e Durrësit në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm.  Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit

Më datë 24. 05. 2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhërave të  ndalimit të Prokurorisë për shtetasit
• Nias Lena 56 vjeç,  banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur  zyrat e Prokurorisë;
• Artur Isa 49 vjeç,  banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.
• Besnik  Bushi  54 vjeç, banues në  Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.
Dy shtetasit e mësipërm A. Isa dhe B. Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës.
Ata dyshohet  kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
• “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena  parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
• “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A. Isa dhe B. Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY