Përcaktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e ish-gjyqtarit që nuk...

Përcaktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e ish-gjyqtarit që nuk justifikoi pasurinë

139
0
Shares

Përcaktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Shorti ka përzgjedhur si kryesues të trupës gjykuese prej 5 anëtarësh Luan Dacin, relator : Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.

Fatos Lulo kërkon prishjen e vendimit të datës 23 mars të këtij viti, për të cilën mbrojtësit ligjorë të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova.

Fatos Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij.

VENDIMI:

“Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra diferenca prej 48 milonë lekë është e pajustifikueshme.Në këto kushte subjekti i rivlerësimit, referuar pikës 1 të nenti 61 të ligjit nr 84/ 2016 ka deklaruar sa dyfishi i pasurisë së ligjshme, përfshirë dhe personat e lidhur me të” 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY