VIDEO/ Rama për Zërin e Amerikës: Kënetë mediatike!

VIDEO/ Rama për Zërin e Amerikës: Kënetë mediatike!

126
0
Shares

Kronika me banorët e fshatrave ku po ndërtohen inceneratorët e plehrave dhe që kujtonte se pas këtyre projekteve janë kompani nga zonat off shore, u transmetua nga Zëri i Amerikës dhe duket se ka ngacmuar kryeministrin që njësoj si mediave të tjera në Tiranë i është përgjigjur me gjuhën e zakonshme të arrogancës dhe harbutërisë.

“Ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin” shkruan Rama mes të tjerash në një status në Facebook.

Pasi etiketon si kënetë mediatike Zërin e Amerikës, Rama ka postuar një film vizatimor tredimensional për t’iu shmangur akuzave se pas inceneratorëve qëndron një aferë korrupsioni e gatuar në nivelet më të larta të qeverisë.

Mesazhi i Edi Ramës

NJË FAKT SHEMBULLOR KUNDËR HIRIT TË SYVE

A ju kujtohet Sharra e maleve me plehra e zjarre, retë e helmeve mbi tërë zonën e Kombinatit dhe ujrat e helmuar prej degradimit nën diell e nën shi të mijëra tonelatave mbetje në mëshirën e fatit?! Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin👍 Dhe gjykojini vetë lumenjtë e baltës së shpifjeve e të akuzave, që vazhdojnë kundër nismave tona në këtë drejtim ku për çerekshekuli nuk u bë asgjë!

Kjo që shihni është një video e projektit, që tanimë po realizohet në Sharrë dhe jo thjesht një projekt në kompjuter😊
Duke ju garantuar se kështu do ta zhbëjmë mallkimin e plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, po edhe së shpejti në Durrës e më tej në gjithë Shqipërinë, ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave, për Shqipërinë e pastër Europiane që duam për femijët tanë🇦🇱🙏

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155830538816523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY