TURIZMI/ Shqipëria, e preferuara e shumë britanikëve

TURIZMI/ Shqipëria, e preferuara e shumë britanikëve

237
0
Shares

Rreth 41% e britanikëve do të ndryshojnë këtë vit planet për të pushuar, për shkak të zhvlerësimit të sterlinës. Rreth 16%, ose rreth 8 mln britanikë, do të zgjedhin që të pushojnë në një nga destinacionet brenda vendit. Ka nga ata britanikë, thotë studimi, të cilët duket se heqin dorë nga destinacionet tradicionale, të tilla si SHBA, Australi, Francë dhe Spanjë, që këtë vit do të jenë më të kushtueshme.
Por, ku do të shkojnë britanikët këtë vit për pushime?
Britanikja ‘The Guardian’ ka hartuar një listë me 10 destinacione që këtë vit do të zgjidhen për të pushuar nga britanikët dhe në vendin e tretë është Shqipëria. Dy vendet e para në këtë klasifikim janë Nepali dhe Afrika e Jugut, ndërsa Shqipëria lë pas vende si Bullgaria, Kolumbia apo edhe Serbia.
Aktualisht paundi është në nivelin e vitit 2013 kundrejt euros. Pushimet nuk kanë qenë kurrë kaq të lira dhe kaq universale, shkruan ‘The Guardian’. Numri i turistëve që udhëtuan jashtë në vitin 2015 ishte 1.2 milionë.
“Britanikët, duket se do të zgjedhin të pushojnë kudo nëpër botë, por nuk ka asnjë dyshim që 2017-a do të jetë viti i Europës Juglindore”, thotë drejtuesi i ëeb-it Travelzoo, Joel Brandon-Broën.
Nga ana tjetër, agjencitë e turizmit konfirmojnë se ka një rritje të prenotimeve online, si dhe për ture individuale. Kërkesa në rritje ka edhe për destinacione si: Portugalia, Greqia por edhe për Kroacinë, vendin që nuk është ende në Eurozonë.
Por, është koha që të përfitojë edhe Shqipëria. Ja se çfarë shkruan ‘The Guardian’: “E ndodhur pranë Britanisë së Madhe dhe jashtë BE-së, Shqipëria është një mundësi e shkëlqyeshme për udhëtarët e pavarur. Ka vargmale spektakolare, qytete të lashta dhe një shtrirje të shkëlqyer bregdetare të paprishur të Adriatikut. Ajo ka edhe një monedhë të qëndrueshme. Ajo që do të gjeni në Shqipërinë është një vend i pazakontë me kosto të ulët dhe pa turizëm mase. Ju mund të udhëtoni në Bjeshkët e Namuna (pjesë e Alpeve Dinarike) të ndiqni gjurmët e Via Egnatia, rruga e vjetër romake që dikur lidhte Adriatikun me Detin e Zi. Urat dhe rrugët me kalldrëm kanë mbetur të pandryshuara që prej më shumë se 2,000 vjet.

Lista e destinacioneve
Nepali
Afrika e Jugut
Shqipëria
Bullgaria
Kolumbia
Irani
Namibia
Malajzia
Kenia
Serbia
Rezultate imazhesh për turizmi ne shqiperi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY