DENONCIMI & EMRI/ “Specialisti” trafikant makinash, lidhjet me Arben Ahmetaj dhe Vasilika...

DENONCIMI & EMRI/ “Specialisti” trafikant makinash, lidhjet me Arben Ahmetaj dhe Vasilika Hysin

531
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Facebook” një tjetër denoncim të qytetarit dixhital.

Në denoncimin e bërë thuhet se krahu i djathtë i deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, është trafikant makinash.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Zevendesi i Zho Zho, krahu i djathte i vasilika Hysit trafikant makinash!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje Doktor Berisha. Ju vë në dijeni për një arrestim të nëndrejtorit të Ndërmarrjes Nr. 2 të Trajtim Studentëve në Tiranë, Elson Shehaj, një nga zyrtarët e lartë të Rilindjes në Tiranë, krahu i djathtë i Vasilika Hysit në fushatën zgjedhore të fundit, i angazhuar direkt në blerje votash. Pasi e kishin hequr si drejtues te Drejtoria e Patentave për korrupsion e falsifikim dokumentash zyrtarë, ajo qe ju e quani “Zho Zho” (Arben Ahmetajt), Zhanina Dapi, që ka ardhur drejtoreshë e Rilindjes te Ndërmarrja Nr.2 e Trajtimit të Studentëve, e mori nëndrejtor personin në fjalë, të arrestuar, edhe pse ishte nën hetim. Dje është arrestuar si pjesë e një grupi të mirëorganizuar, i cili trafikonte kontrabandë në vendin tonë automjete tip “Range Rover” të vitit 2015, duke shmangur vlerën e dogbanes dhe falsifikuar regjistrimin e tyre zyrtar.

Ky Elison Shehaj, që kishte filluar t’ua nxinte jetën punëtorëve, si zv.drejtor i Ndërmarrjes Nr.2 të Trajtim Studenti, që mbante dy sekretare njëherësh, njërën për punë e tjetrën për qejfe, ishte shkarkuar si drejtues te Drejtoria e Patentave, e patën hequr si falsifikator të vulave e stampave, para 3 a 4 muajsh. Edhe pse i dënuar, Zhanina Dapi na e mori zëvendës të vetin, me meritën e vetme se është blerës votash i Rilindjes. Edhe vetë drejtoresha Dapi, që po bën terrorr mbi punonjësit e ndershëm në atë ndërmarrje, ka hequr e po heq punonjës me arsim dhe po bën drejtorë shoqet e shokët e vet me “Bachelor” të blerë në universitete-kioska, apo si ky Shehaj, të dënuar apo në hetim për vepra të rënda penale. Po ushtron terror mbi punonjësit që nuk kanë miq, që nuk i kanë bërë qokat, duke i vendosur në pozicione me paga ordinere. Ju lutemi denoncojeni këtë rast, se si gradohen nga Rilindja falsifikatorë dhe të dënuar e shkarkuar diku tjetër për korrpusion, se si funksionojnë këta hajdutë të poshtër të Edi Ramës dhe siçilistëve.

Ja edhe njoftimi përkatës i Prokurorisë për arrestimin e nëndrejtorit të Ndërmarrjes Nr.2 të Trajtimit të Studentëve Tiranë:

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY