SKANDAL/ Makinat luksoze, ja skema për shmangien e detyrimit doganor

SKANDAL/ Makinat luksoze, ja skema për shmangien e detyrimit doganor

208
0
Shares

Zbardhen detaje nga operacioni i Prokurorisë Tiranë për automjetet luksoze që shmangnin doganën.

Nga hetimet ka rezultuar se këto mjete futeshin nga pika kufitare Sarande, Durres pa u regjistruar në sistemin Tims. Personat e përfshire në skemën e mashtrimit me dogana përdornin dokumenta e flet hyrje të mjeteve vitprodhimi më të vjeter.

Për çdo mjet shmangia e doganes arrinte nga 10 mijë deri në 15 mijë euro. Ky grup zhdoganonte duke kryer evazion vetëm mjete luksoze “range rover”.

Automjete të vitprodhimit 2014-2015-2016 zhdoganoshin si mjete te vit prodhimeve 2002-2004-2005.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar deri në këto momente 5 furoistrada, janë identifikaur 25 të tilla nga hetimi i kryer. Burime nga grupi hetimore, rezulton se nga mjetet e targuara janë 100 fuoristrada të tilla në 2 vite dhe të gjitha do kalojnë në kontroll.

Mjetet që shmangin detyrimim doganor janë shitur në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë. Disa nga këto mjete janë denoncuar të vjedhura në vendet e BE-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY