VIDEO/ Deputetët e PS bojkotojnë Komisionin e Edukimit, frikë nga “protesta” ...

VIDEO/ Deputetët e PS bojkotojnë Komisionin e Edukimit, frikë nga “protesta” PD – LSI për rastin “Xhafaj”

139
0
Shares

Opozita ka protestuar edhe në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, të tretin për sot, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Deputetë e PS nuk kanë hyrë fare në sallën e mbledhjeve, për të mos e dëgjuar protestën e opozitës.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi deklaroi se vetëm zonja Milva Ikonomi ka njoftuar se është sëmurë, kurse kolegët e tjerë ishin nëpër korridore dhe nuk kishin hyrë në mbledhje “sepse kanë marrë urdhër nga shefi i tyre të mos paraqiten”, siç u shpreh Vokshi.

Mungesa e deputetëve të mazhorancës është konsideruar nga deputeti Luçiano Boçi si “kapitullim”. Ai theksoi se pavarësish se mazhoranca nuk ishte e pranishme, ata si komision duhej të angazhoheshin në mbrojtje të gazetarëve investigativë.

Drejtpërdrejt nga Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mardi 22 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY